‘Grushti i Hekurt’ flet shqip/ Bermeta mposht turkun dhe kap majat e botës! Beqiri dhuron ‘show’: S’ndalem më

Grushti i Hekurt 2 ka rezultuar një natë magjike për boksin profesionist shqiptar, teksa në komplesin Olimpik Feti Borova, mes mbështetjes së zjarrtë të publikut, Alban Bermeta ia arriti të mposhtë me pikë turkun Fatih Keles. Një përballje vendimtare për karrierën e 32-vjeçarit, i cili me këtë sukses pritet të renditet mes 20 boksierëve më të mirë në botë për peshat e mesme.

Njëjtë si Alban Bermeta, i pamposhtur vijon edhe Denis Nurja, i cili gjithashtu mposhti me pikë kundërshtarin nga Namibia Charles Shinima. Mes spektaklit dhe breshërisë së grushteve Alban Beqiri mposhti turkun Oner Shahinerol.

Beqiri, 29 vjeç i cili mban edhe gradën ushtarake kolonel, dominoi të 6 raundet, ndërsa vetem rezistenca e fortë bëri që turku të mos ikte nokaut.

“Shpresat dhe qëllimet janë që të arrij në maja, i pari, por dua të them diçka që publiku im i mrekullueshëm është i shumtë në numër dhe kjo është arsyeja që dominojmë mbi kundërshtarët,”-u shpreh Alban Beqiri, boksier.

Me nokaut ndeshjen e katërt në boksin profesionist e mbylli Mikel Çullhaj. 26-vjeçari tiranas shkatërroi mëlçinë e gjeorgjianit Beka Aduashvili.

“Raundin e parë duhet të ishim pak më mirë, por raundin e dytë e treguam veten se kush jemi. Një fitore e merituar besoj. Në 2024 synojmë të ngjitemi sa më shumë në klasifikimin botëror dhe ishalla do ia arrjmë,”-tha Mikel Çullhaj, boksier.

Në këtë natë boksi grushtoi edhe Elif Turhan, boksierja e Turqisë e 7 në botë. Ajo shkatërroi me silurat e grushteve të njëpasnjëshme boksieren e Afrikës së Jugut Nonina.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor