TIRANE- Grushti i dështuar i shtetit i 14 shtatorit 1998 ka mbetur në memorien e shqiptarëve si përpjekja e armatosur për përmbysjen me dhunë të një pushteti të dalë me votë. Vrasja e deputetit të PD njëherësh liderit të dhjetorit Azem Hajdari, deri atë kohë i përjashtuar nga strukuturat e grupi parlamentar i PD, shërbeu si “fitil” për ndezjen e një revolte të armatosur në qendër të Tiranës, ku për dy ditë protestuesit e opozitës së atëhershme të armatosur me armë automatike, antitank e granatahedhës dhe në fund dhe të pajisur me dy tanke sulmuan me forcë kryeministrinë, pavarësisht se brenda zhvillohej mbledhja e qeverisë e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano.

Që për të mos krijuar incidente të mëtejshme, ditën e parë të sulmit, nën masat e rrepta të sigurisë u evakua duke shmangur përplasjen. Protestuesit e armatosur, më 14 shtator, duke përdorur armët e rënda por dhe arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari, kortezh që u shmang nga rruga për në varreza për të dalë para derës së kryeministrisë, hyri brenda selisë kryeministrore, duke shkaktuar të plagosur rëndë në radhët e Gardës, deri dhe komandantin e saj Haki Liçaj.

Protestuesit tashmë të kthyer në trupa të armatosura që nga pistoleta dhe dy tanke, arritën të fusin në dorë dhe radiotelevizionin shtetëror, nga ku filluan të jepeshin lajmet se shteti kishte rënë në dorë të protestuesve të armatosur dhe të irrituar për vrasjen e liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Në RTVSH njëri nër krerët e partive aleate të Berishës, pikërisht kreu i PLL Ekrem Spahia deklaroi publikisht se institucionet kishin rënë në duart e protestuesve e tashmë demokracia ishte vendosur.

Paralelel me këtë deklaratë krerët e partve opozitare, përfshirë dhe numrin dy të PD mbërritën në Presidencë ku i kërkuan presidentin e asaj kohe Rexhep Meidani të mblidhte partitë për një qeveri kalimtare, gjë që ai e refuzoi me forcë duke mos pranuar. Pikërisht një këmbëngulje e tillë për të detyruar rënien e qeverisë, që do sillte dhe kurorëzimin e grushtit të shtetit solli përgatitjen e Berishës, asokohe kryetar opozite për të shkuar në RTVSH dhe deklaruar marrjen e institucioneve. Por situata në Shqipëri alarmoi ndërkombëtarët, të cilët deklaruan se nuk do njihej asnjë pushtet i dalë nga dhuna, duke sjellë dhe tërheqjen e Berishës.

Ndërsa ministria e Brendshme kishte rezistuar pa u dorëzuar, dhe pa mbështetje nga jashtë, Berisha u tërhoq në seli, bashkë me të dhe turmat që drejtoheshin nga ish-badigardi i tij Izet haxhia, që më vonë rezultoi si një ndër vrasësit e Hajdarit, si dhe dy tanket që u parkuan para selisë së PD. Shteti u riorganizua shumë shpejt, duke sjellë rivendosjen e situatës, ndërkohë që ish-kreu i qeverisë Fatos Nano rikthehet në Tiranë, qeveria u dorëhoq, ndërsa Nano pasi u mandatua nga KPD e PS për krijimin e qeverisë së re, dha dorëheqjen duke i hapur rrugë ardhjes në krye të qeverisë të Pandeli Majkos e zv.kryeministër Ilir Meta. Ndërkohë që Berishës pasi iu hoq imuniteti, nuk u dërgua asnjëherë para drejtësisë, dke sjellë dënimin e disa të vegjëlve. Por protesta e dhunshme Berishës i kushtoi dhe 7 vite në opozitë.

Nano, nga i akuzuar i Berishës në jofajtor
 Protestuesit e armatosur të opozitës asokohe gjithë sulmin e kishin drejtuar ndaj kryeministrit Fatos Nano duke akuzuar si vrasës të Azem Hajdarit. Edhe pse Nano dha dorëheqjen e vrasësit e tij të akuzuar u dënuan, që nga Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia, për vite me radhë ish-kryeministri u akuzua si vrasës i liderit të dhjetorit Hajdari. Ndërkohë që Berisha ishte në opozitë, asnjëherë nuk u tërhoq nga akuza ndaj Nanos. U desh të vinte në pushtet përmes një rastësie karamboleske më 2005 që Berisha të deklaronte se Nano s’ishte përgjegjës për vrasjen e Hajdarit.


Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)