Trazira të shumta janë regjistruar sot në Turqi ku manifestues të shumtë kanë protestuar duke kundërshtuar arrestimin e deputetëve, ndërkohë në shumë qytete janë ndaluar grumbullimet publike. Ndërsa mëngjesin e sotëm shpërthimi i i një autobombe tronditi vendin.
Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 100 janë plagosur pas një shpërthimi, i cili tronditi një nga lagjet kryesore të Dijarbakir, qytetit më te madh juglindor të vendit, në të cilin pjesa më e madhe që banojnë janë kryesisht kurdë. Mendohet se numri i personave që kanë humbur jetën të jetë edhe më i madh.
Ndër të plagosurit, përveç civilëve janë edhe disa oficerë policie, kjo pasi bomba ishte vendosur në një makinë pranë stacionit të policisë në lagjen Baglar. Lajmi konfirmohet nga ministri i brendshëm.
Një ngjarje e tillë mendohet të jetë e lidhur me një tjetër cështje pasi më herët, policia turke për shkak të një hetimi për terrorizmin , kishte arrestuar 11 deputetë te grupimit pro-kurd të parlamentit, ndër të cilët edhe liderët e Partisë Demokratike Popullore, grupimi i dytë më i madh opozitar në vend.
Njëri nga drejtuesit e arrestuar Demirtas muaj më parë ishte hetuar nga prokuroria për fyerje të ndaj shtetit dhe se kish shpifur ndaj presidentit Erdogan.
Shqetësim për arrestimet ka shprehur edhe shefja e dilplomacisë Mogherini e cila tha se BE është thellësisht e shqetësuar për situatën në Turqi.
Një situatë e tillë sipas presidentit të Parlamentit Europian Martin Schulz është një shenjë e frikshme e cila tregon kushtet e pluralizmit politik në Turqi. Sipas tij aksionet e fundit të qeverisë së Ankarasë vendosin në diskutim marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë.
Partia e Punëtorëve të Armatosur të Kurdistanit prej tre dekadash zhvillon kryengritje në Turqinë juglindore, çka bëhet objekt i konfliktit të vazhdueshëm me qeverinë e Ankarasë.
Ndërkohë shumë prej aktivistëve janë shprehur se nga mbrëmja e sotme shumë prej rrjeteve sociale nuk janë aktive e sipas tyre black out lidhet me arrestimin e parlamentarëve të partisë prokurde.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO