TIRANE- Kryetari i shoqatës “Azem Hajdari”, njëherësh ish-truproja e Liderit të Dhjetorit, Marjan Gryka në pjesën e dytë të intervistës së tij për gazetën “Shqiptarja.com”, shprehet me shqetësim për skenarët e Berishës në funksion të krijimit të trazirave për destabilizimin e vendit qoftë dhe përmes kurbanëve politikë, gjë që historia në këto 20 vite e ka vertetuar.

Ai nuk përjashton mundësinë që për të vendosur rendin të dalë dhe ushtria në rrugë. Ndërkohë që, teksa flet për aksionin më të madh të policisë kohët e fundit në luftën kundër trafikut të drogës, me shkatërrimin laboratorit të kokainës në Elbasan dhe vënien në pranga të trafikantëve mes të cilëve dhe nipit të diktatorit Enver Hoxha, Gryka akuzon Berishën se me sulmet ndaj qeverisë së Ramës përveçse përpiqet të errësojë këtë sukses të saj, ai kërkon të mbyllë pisllëqet e tij dhe të djalit Shkelzen.