Grykësia ose filozofia e PD-së që nuk ndryshon kurrë

Grykësia ose filozofia e PD-së që nuk ndryshon kurrë

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Para 5 vitesh, në gusht të vitit 2013, Gazeta “TEMA” publikonte të plotë dokumentat ku tregohej se si Odeta Nishani, e shoqja e ish-presidentit Bujar Nishani, ishte pronare e truallit përreth atij të Teatrit Kombëtar. Nishani këtë pronë e kishte dhënë për ndërtim, ku në shkëmbim merrte apartamente.

Sot, pas 5 vitesh kur po diskutohej për ndërtimin e një Teatri Kombëtar të ri, Bujar Nishani doli sërish në skenë duke deklaruar se ky projekt ishte një aferë korruptive. Natyrisht, Nishani shfrytëzoi luftën politike të partisë së tij për të çuar një mesazh te zbatuesi  i projektit i cili sipas mediave ka një marrëveshje me Nishanin, ku ky i fundit në shkëmbim të truallit përfiton 8 apartamente. Mirëpo, duke dalë kundër projektit, Nishani kërkon ta çojë në 12 numrin e apartamenteve që përfiton.

Po të ishte një qytetar i zakonshëm që e bënte këtë manovër nuk do të ishte ndoshta objekt debati, por kur flitet për politikanë që kanë qenë disa herë ministra në qeverinë e një vendi, duhet të ndalemi dhe të analizojmë filozofinë që ndiqet nga një parti politike kur vjen puna te përfitimi personal.

Thënë këtë, Bujar Nishani, ish-ministër i Berishës në disa ministri dhe më pas President i Republikës së Shqipërisë zgjedhur po nga PD, nuk është një qytetar i zakonshëm, për sa kohë  ka qenë një nga figurat më të larta të pushtetit. Pikërisht për këtë arsye, lëvizja e Nishanit më shumë se një manovër e tij personale për të maksimizuar fitimin e tij, është në fakt filozofia e një partie e cila ka qeverisur vendin për më shumë se një dekadë. Një sindromë që po e le Shqipërinë pa opozitë reale dhe PD-në në një rrugë pa shpresë.

Përdorimi i pushtetit për tu pasuruar disa persona pranë familjes politike dhe asaj personale ishte një ndër arsyet pse PD ra nga pushteti në 2013-tën. Shumë nga ju mund të thonë me të drejtë “A ç’na the, sikur se dinim ne këtë”. Mirëpo, ajo që vjen pas kësaj strategjie që të gjithë e dimë është se edhe përdorimi i betejave politike për të përfituar sërish disa individë të PD-së si në rastin e Nishanit është një arsye po aq e fortë pse PD vazhdon të mbetet në opozitë. Duke shkuar nga humbja në humbje, thellë e më thellë, por ç’është më e rëndësishmja, duke e lënë vendin pa një opozitë dinjitoze. Sepse, mospasja e një opozite reale është më e dëmshme se keqqeverisja që ajo opozitë mund të ketë konsumuar.

E pakuptueshme është se si pavarsisht dështimit të njëpasnjëshëm, Basha dhe PD-ja e tij vazhdon të përdorë të njëjtën strategji. Basha duket si një lojtar dominoje që i ka mbetur PD-ja si dopio gjashta në dorë dhe përpiqet që të paktën të ndihmojë ortakun në lojë. Edhe në rastin e Teatrit Kombëtar, sikur të mos mjaftonte fakti që PD ka mbetur e vetmja “aktore” kundër, na tregon përditë se vazhdon të mendojë njëllojë si kur ishte në pushtet, pra se si të maksimizojë fitimet e njerëzve të saj të afërt. Sërish, duke mos i bërë opozitë reale pushtetit, por duke kërkuar të çojë ujë në mullirin e Nishanit.

Paradoksi qëndron në faktin se ishte pikësisht kjo arsyeja pse PD-ja u dënuar me votë kundër disa herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. E me këtë sjellje, lidershipi i saj po e dënon prapë partinë më të madhe opozitare në vend të qëndrojë aty, në opozitë.

E për sa kohë funksionarët e PD-së do e shohin partinë si “Lopë që duhet mjelë”, kjo parti do vazhdojë të tkurret./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hingladeri: 11/07/2018 17:31

    Fytyrat me te dhime te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë