PRISHTINE- Zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë më 3 nëntor janë cilësuar nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Europian si të mirëorganizuara dhe të karakterizuara nga një klimë demokratike, përveç pjesës veriore.
Shefi i këtij misioni, Roberto Gualtieri, ka thënë se në pjesën veriore ka pasur kërcënim të votuesve.
Gualtieri nuk ka dhënë detaje sa i përket procesit dhe incidenteve që kanë ndodhur në veri, duke thënë se të gjitha rekomandimet do të përfshihen në raportin përfundimtar.
Sipas tij, stafi vëzhgues i BE-së nuk është rrezikuar në momentin kur persona të maskuar u futën në qendrat e votimit në pjesën veriore, pasi që ishte tërhequr paraprakisht. Ai ka thënë se për atë se çfarë do të ndodhë me procesin zgjedhor në pjesën veriore është përgjegjës Komisioni Qendror Zgjedhor.
Shefi i misionit vëzhgues të BE-së në Kosovë, Roberto Guiltieri, ka theksuar se “zgjedhjet në Kosovë janë bazuar dhe realizuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, si dhe kanë kaluar në qetësi dhe pa incidente”.
Ai tha se do të qëndrojnë në Kosovë deri në fund të zgjedhjeve.
BE ka themeluar misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve komunale dhe zgjedhjeve për kryetarë të komunave në Kosovë më 2013. Shef i këtij misioni është Roberto Gualtieri, deputet në Parlamentin Europian. Misioni përbëhet nga 99 vëzhgues nga 28 shtete anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com