Guardia di Finanza vijon monitorimin nga ajri për kanabis! 'Blindohet' Vlora! Nga 370 mijë bimë kanabis të zbuluara, gjysmat në Shkodër

Guardia di Finanza nuk e ka mbyllur akoma misionin e saj të monitorimit në territorin e vendit tonë për këtë sezon. Pavarësisht se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përcolli një pjesë të grupit përmes një ceremonie zyrtare nga Rinasi, helikopterët e GdF kanë vijuar të fluturojnë mbi territore që dyshohen se mund të jenë të mbjella me kanabis sativa.

Kur jemi në skajin përfundimtar të sezonit, vetëm pak ditë më parë në Bishan të Vlorës u zbuluan rreth 5 mijë rrënjë kanabis sativa, të mbjella mes misrit. Kjo ishte sasia me e madhe e sekuestruar këtë sezon në qarkun e Vlorës. Zbulimi i saj, alarmoi jo pak Policinë e Shtetit, e cila këtë vit ishte përqendruar më shumë në shkatërrimin e bimëve në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Durrës në pjesën e maleve të Krujës. Report Tv ka sjell më herët hartën e kontrolleve të avionëve të Guardia di Finanza në veri të vendit, por edhe në jug-lindje, ndërsa kësaj here në fokus të kontrollit ka qenë qarku i Vlorë dhe një pjesë e atij të Fierit.

Ky fluturim i helikopterit “MM81956” të Guardia di Finanza është bërë në datën 18 tetor, i cili për gati 3 orë patrulloi me detaje nga Gumenica e Vlorës deri në Cakran të Fierit. Report Tv mëson se misioni i partnerëve italianë pritet të përmbyllet në terren plotësisht për këtë vit më 31 tetor, për t’u rikthyer sërish në muajt e parë të pranverës së vitit të ardhshëm.

Përgjatë muajve mars-tetor, në të gjithë territorin e vendit, por më shumë në veri janë gjetur me ndihmën e GdF dhe vetë Policisë së Shtetit dhe shkatërruar rreth 320 mijë bimë kanabisi, 43 mijë fidanë gati për mbjellje dhe rreth 5.500 fara kanabisi, në një total prej rreth 370 mijë mostrash. Gjysma e tyre u gjetën në Shkodër, gati 160 mijë bimë narkotike, duke e bërë qarkun me më shumë kanabis. Më pas vjen Lezha, kryesisht në malet e Mirditës, Kukësi kryesisht në Tropojë dhe Durrësi me malet e Krujës.

1697905713_WhatsAppImage20231021at18.25.02.jpeg

 

Monitorimi nga ajri ne Vlore

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 21/10/2023 19:49

    Ca monitorojn nga siper. Si digjen mbeturinat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër