Guardiola eleminohet për here të parë
në karrierën e tij në fazën e 1/16-ave!

Guardiola eleminohet për here të parë<br />në karrierën e tij në fazën e 1/16-ave!
Humbja ndaj Monaco-s në 1/16-at e Champions League-s shënon edhe herën e parë që traineri Pep Guardiola eliminohet në këtë fazë të kompeticionit madhor.

Një sezon tepër zhgënjyes për ish-trainerin e Bayernit që mbërriti verën e kaluar në Manchester me entuziazëm dhe objektiva të mëdha.

Por realiteti është i ashpër me spanjollin i cili e sheh skuadrën e tij të distancuar me 10 pikë nga Chelsea kryesues në kampionatin anglez, që do të thotë se lamtumira e titullit të Premier League-s është thuajse e sigurt.

Ndërkohë të mërkurën në mbrëmje ish-trajneri i Barcelonës përjetoi një tjetër zhgënjim të rëndë, po aq sa ç’është edhe pesha e Ligës së Kampioneve. Skuadra e tij u eliminua në 1/16-at e kompeticionit europian nga Monaco në shtëpinë e kësaj të fundit.

Në fakt, që nga fillimi i karrierës si trainer, Pep ka garuar në Champions tetë herë me skuadrat që ka drejtuar, katër herë me Barcelonën, tri herë me Bayernin e Mynihut dhe një herë me Manchester City-n.

Por me këtë të fundit dështoi të kualifikohej në çerekfinale. Me Barcelonën, Pep ka ngritur trofeun me veshë të mëdhenj në dy sezonet e tij të para si trainer, ndërsa në dy të tjerat është eliminuar në gjysmëfinale.

Në tre sezonet e fundit trajneri spanjoll në drejtimin e Bayern Mynihut ka dalë jashtë Champions-it, në gjysmëfinale. Ndërkohë në vitin e tij të parë me Manchester City-n, gjysmëfinalist vitin e kaluar me Manuel Pellegrini-n, Guardiola ka marrë një goditje të fortë.

Një goditje që rëndohet edhe më shumë nga fakti se ish-traineri i katalanasve u mor nga drejtuesit e Citizens për t’i dhuruar këtyre të fundit për herë të parë në historinë e tyre, trofeun e këtij kompeticioni.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve