Guardiola mahnitët nga kosovari
e merr në skuadrën e parë të Cityt
Bersant Celina nuk pritet të rrijë shumë gjatë larg Manchester Cityt. Talenti i jashtëzakonshëm kosovar po luan me mjaft sukses në kampionatin holandez tek Twente.
Bersant Celina nuk pritet të rrijë shumë gjatë larg Manchester Cityt.
Talenti i jashtëzakonshëm kosovar po luan me mjaft sukses në kampionatin holandez tek Twente.
Numri 10 i skuadrës holandeze është huazuar nga Manchester City për të marrë përvojë më të madhe dhe këtë si duket e ka arritur.
Ai ka shënuar katër gola në këtë fillim edicion, ndërsa ka arritur të bëjë edhe një asistim duke lënë mbresa në Holandë për lojën e tij.
Por në Angli janë të sigurt se Celina do të kthehet së shpejti në skuadrën e parë të Cityt.
Sipas medieve të ndryshme angleze, Pep Guardiola është mahnitur nga rritja e kosovarit dhe kërkon ta marrë atë në ekipin e parë të tij.
Ndërkohë vetë Celina ka deklaruar se mezi pret rikthimin në Manchester City.
“Qëllimi im është që të kthehem nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe të luaj në City. E dimë që klubi është i kënaqur me mua dhe Enes Uysal. Ata vinë pothuajse çdo ndeshje për të na shikuar”, ka deklaruar Celina.
“Të punoj me Guardiolën në fillim të sezonit ka qenë diçka e mrekullueshme për mua. Kam mësuar shumë gjëra nga ai që nuk i kam ditur më parë. Trajneri më ka thënë se beson në mua por që duhet të luaj rregullisht dhe për këtë kam ardhur në Twente”, përfundoi reprezentuesi kosovar.
Kujtojmë që Celina vitin e kaluar kishte debutuar në Ligën Premier me Cityn në humbjen 1-3 ndaj Leicester Cityt, ku edhe asistoi tek goli i vetëm i skuadrës së tij./Telegraf
(Bersant Celina)Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.8%
-
Edi Ramën
28.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, degët më të kërkuara IT dhe Mjekësia! Manastirliu: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes
7 Tetor, 08:13
-
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
7 Tetor, 08:00
-
Opozita sot pasdite në protestë, mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sigurinë, 15 akse të bllokuara! Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim! Apeli i Policisë: Distancohuni nga dhuna
7 Tetor, 07:45
-
Media britanike 'Rest Less': Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar
7 Tetor, 07:30
-
1 vit nga lufta/ Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, 3 palestinezë të vrarë nga bombardimet në Gaza
7 Tetor, 07:21
-
Fillimi i javës ju gjen me energji të reja pas një fundjave të trazuar, horoskopi për sot
7 Tetor, 07:05
-
Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve
6 Tetor, 22:42
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46