Guardiola: Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve duhet ta quajmë veten ‘Real Madrid’

Guardiola: Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve duhet ta quajmë veten ‘Real Madrid’

Pep Guardiola

Me kualifikimin mbrëmjen e djeshme pasi eliminoi Bayern Munchen, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola do të luajë gjysmëfinalen e tij të dhjetë të Ligës së Kampionëve.

City do të ndeshet me Real Madridin në gjysmëfinale, skuadrën që e privoi nga finalja e vitit të kaluar. Për këtë fakt, Guardiola është i vetëdijshëm dhe e e ka vlerësuar shumë lart rivalin e tij në gjysmëfinale. Ai tha se nëse një skuadër dëshiron të fitojë ligën e kampionëve duhet ta quajë veten ‘Real Madrid’.

 “Të gjitha skuadrat kanë ndjenjën se nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta quani veten Real Madrid. Më parë ishte Barça dhe tani është Madridi. Real Madridi ka qenë në njëmbëdhjetë gjysmëfinale në 13 vjet. Ne kemi qenë në tre dhe jemi si ‘Ëoë’” Detyrimi për të fituar trofeun? E rëndësishme është të provosh, jo të fitosh. Nëse provon, ndoshta një ditë do të kesh fat”, përfundoi trajneri i Cityt në reagimin e tij pas ndeshjes.

Në 9 maj, Manchester City luan ndeshjen e parë gjysmëfinale përballë Real Madridit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës