Guardiola nuk kursen për blerjet 
harxhon 120 mln paund për 1 javë

Guardiola nuk kursen për blerjet <br />harxhon 120 mln paund për 1 javë
Manchester City ka bërë blerjen e radhës me vlerë 40 mln pound që shkojnë në arkën e Monacos për futbollistin 22 vjeçar, Benxhamin Mendi.

Futbollisti ka firmosur me Manchesterin për 4 vitet e ardhshme dhe do të paguhet 100 mijë pound në javë, ndërkohë kontratën mund ta rinovojë dhe për një sezon tjetër.

Më herët klubi anglez pagoi 43 mln pound për Bernardo Silvën, që do të luajë në Premier League për 5 vitet e ardhshme.

Tjetër blerje e Manchesterit është edhe portiere i Beneficës, Hederson, shërbimet e të cilit u paguan për 34 mln puond, shifër kjo që e bën portierin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Pep Guardiola duket se nuk po kursehet fare për forcimin e skuadrës së Manchester City dhe llogaritë e javës të çojnë në 117 mln pound të harxhuara, një shifër vërtet maramendëse.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës