Trajneri i Mancheter City-t Pep Guardiola i është nënshtuar një ndërhyrje urgjente ditën e sotme në Barcelonë. Sipas klubit anglez trajneri prej kohësh ndiente dhimbje të mëdha në shpinë dhe ka vendosur të operohet nga doktorresha Mireia Illueca. Bëhet me dije se operacioni ka shkuar shumë mirë, por Guardiola do të qëndrojë për disa ditë në Barcelonë me qëllim shërimin dhe rehabilitimin e plotë.
Sipas Manchester City-t Pep Guardiola pritet të kthehet në Angli pas ndeshjeve të kombëtare, që llogaritet përafërsiht nga data 14 ose 15 shtator. Deri atëherë Manchester City, që ka në axhendë dy ndeshje, do drejtohet nga zëvendës trajneri Juanma Lillo.