Guardiola shpjegon komentet
për tërheqjen dhe klubin

Guardiola shpjegon komentet<br />për tërheqjen dhe klubin
Pep Guardiola ka sqaruar komentet e bëra për tërheqjen nga profesioni dhe për pozicionin e Manchester City-t midis klubeve më të mëdhenj të Evropës.
 
Fjalët e trajnerit shkaktuan një valë kritikash nga tifozët dhe media, teksa pjesë të një interviste me NBC të regjistruar më herët u përdorën si provë se ai nuk ishte i lumtur në Angli dhe po kërkonte një rrugë largimi.
 
Në të vërtetë, Pep kishte thënë vetëm se nuk do të ishte trajner në moshën 60-vjeçare dhe gjeti rastin të shpjegohej në konferencën para ndeshjes me West Ham për Kupën e Anglisë.
 
“Thashë në një intervistë se nuk do të jem trajner në moshën 60-vjeçare. Por, djema, unë jam 45 vjeç", tha Pep.
 
“Nuk kam ndërmend të tërhiqem pas dy apo tre vjetësh. E dua punën time dhe jam në vendin e duhur për të. Nuk do të jem trajner kur të jem 60 vjeç sepse dua të bëj diçka tjetër në jetën time. E kam nisur futbollin si djalë i ri dhe e gjithë karriera ime ka qenë në fushë, ndaj dua të bëj diçka tjetër. Por, jo në tre, katër, pesë apo shtatë vjetët e ardhshëm".
 
“Ndoshta nuk ishte me vend të thosha se kam filluar t'i them lamtumirë karrierës, por e di se kur do të dal në pension".
 
Në të njëjtën intervistë, Guardiola tha edhe se City ishte vite prapa klubeve të tillë si Manchester United, Liverpool, Barcelona e Real Madrid, një koment që u cilësua si mungesë respekti nga disa tifozë dhe gazetarë.
 
“Për një tifoz të Manchester City-t, Manchester është gjëja më e rëndësishme dhe kjo nuk ndryshon. Unë fola për tituj dhe historinë, krahasuar me United, Liverpool, Barcelona e Madrid, në këtë këtë aspekt ne jemi prapa. Nëse njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, më vjen keq".
 
“Në momentin që mora drejtimin në një klub si Manchester City, ashtu si dhe më parë, në Barcelonë apo Munih, ai është gjëja më e rëndësishme në jetën time dhe do të përpiqem për ta përmirësuar. Kjo është puna ime këtu. City është klubi më i mirë, po të kemi parasysh se ku ka qenë. Pas ardhjes së Sheikut Mansour dhe Khaldoon, City është bërë skuadër e fortë. Por, me tituj jemi prapa në 20 vitet e fundit, jo jo në tre apo katër të fundit. Liverpool nuk e ka fituar Premier League prej 25 vjetësh, por ka më tepër tituj se Manchester City. Por që City të jetë më pak i rëndësishëm se të tjerët, nuk e kam thënë kurrë", sqaroi Guardiola.
d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar