Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha sot në fjalën e tij se ata kërkojnë një proces të paanshëm për ish krerët e UÇK-së.

“Nuk jemi mbledhur për ta mbrojtur individin, por për ta mbrojtur të vërtetën e një populli që luftoi për lirinë. Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e Kosovës. Kërkojmë një proces të paanshëm. Ishin aletatët tanë në ditët më të vështira kur populli luftonte për mbijetesë. Ne kërkojmë drejtësi jo që historia e kombit tonë të rishkruhet”, tha ai


Lajmi kryesor:

‘Kosova po pret’, përfundon ‘Marshi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Bedri Hamza mesazh Hagës: Mendoni për pasojat para se të vendosni