Gucci njoftoi të mërkurën se do të hyjë në botën e Formula 1 në sezonin e 2027 si sponsori kryesor i ekipit garues Alpine F1 Team.
Shtëpia italiane e modës do të zëvendësojë BWT si partneri kryesor i ekipit në pronësi të Renault Group, i cili drejtohet nga Flavio Briatore, dhe emri i ri i ekipit do të jetë “Gucci Racing Alpine Formula One Team”.
Ekipi do të garojë gjithashtu me ngjyrat e Gucci-t.
“Ky bashkëpunim me Alpine Formula One Team hap një kapitull të ri: Gucci bëhet shtëpia e parë luksoze e modës që shërben si Partner Kryesor në Formula One,” tha presidentja dhe CEO e Gucci-t, Francesca Bellettini.
Kjo është hera e parë që një markë luksoze mode merr rolin e partnerit kryesor të një ekipi që garon në Formula 1.
Komente






