‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit

“Kongresi i Manastirit dhe identiteti gjuhësor” është konferenca që do të mbahet  në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT këtë të mërkurë në 20 nëntor, në orën 11:00.

“Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” është ekspozita fotografike që do të mbahet në Muzeun Historik në Vlorë, duke filluar nga kjo e martë për të vijuar deri më 29 nëntor. Ekspozita do të qëndrojë e çelur çdo ditë nga ora 11:00 - 18:00.

Festat e Nëntorit vijnë në Vlorë përmes një aktiviteti në teatrin “Petro Marko” më 20 dhe 21 nëntor në orën 18:00.

“Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit” është libri që promovohet në 20 nëntor në orën 11:00 te Qendra e Librit dhe Leximit.

“Mundësi pa kufi” është koncerti muziko-teatral, që mbahet nga motrat Shalari më 20 nëntor në orën 18:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. I ftuar special do të jetë aktori i Teatrit Kombëtar, Dritan Boriçi

“Underëater Ballon” është ekspozita me autore Klara Fyshku, e çelur më 18 nëntor dhe që do të vijojë deri më 1 dhjetor në “Minus Art Space” në Tiranë.

Arti dhe natyra ndërthuren përmes historive frymëzuese të dy çifteve të jashtëzakonshme që kanë transformuar pasionet e tyre në profesione të suksesshme. “Kreativiteti si pasion apo profesion” mbahet këtë të mërkurë, më 20 nëntor në orën 19:00 në qendrën “Dua” në Tiranë. Për të pranishmit do të flasin çifti Strati, artistë të mozaikëve që kanë vendosur 11 rekorde Guinness me krijime mahnitëse dhe Pure&Sunny, krijuesit e sapunëve organikë dhe qirinjve natyralë.

“Nëna” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar më 19-20 nëntor në orën 19:00. Shfaqja me autor Florian Zeller vjen nën regjinë e Mehmet Xhelilit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?