Gugash Magani kërkon të nxjerrë Tiranën nga kriza, trajneri: Me Bylisin si derbi, të 'vrasim' frikën

Gugash Magani kërkon të nxjerrë Tiranën nga kriza, trajneri: Me Bylisin si derbi, të 'vrasim' frikën

Gugash Magani

Tirana dhe Bylis luajnë të diel në orën 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit për javën e 13-të në Superligë. Në këtë sfidë për bardheblutë debuton në stol Gugash Magani, trajneri peqinas që rikthehet te Tirana për herë të dytë, kjo pas nëntë vitesh.

Me vetëm një fitore dhe zonën e ftohtë në renditje, Tirana shkarkoi Bledi Shkëmbin dhe i besoi daljen nga kriza një emri si Magani. Në prag të sfidës me Bylisin, trajneri tha se duhet të "vrasin frikën" dhe se Tirana nuk e meriton një situatë të tillë.

“Drejtoj për herë të dytë Tiranën, për mua vlerësim dhe përgjegjësi shumë e madhe, nuk mund të them moment delikat, por i pazakontë i Tiranës. Është mësuar dhe ka objektiva madhorë. Quhet sukses vetëm fitimi i kampionatit, ka pasur rast dhe kupa në kohët më të lavdishme nuk quhej objektiv shumë i suksesshëm.

Kriza - Do dalim nga kjo situatë e pazakontë. Mos kthejmë kokën prapa, të analizojmë çfarë ka shkuar, shikojmë përpara sepse ka ndeshje dhe sa ka filluar faza e dytë. Është një grup me çuna të rinj që kanë shumë dëshirë të luajnë futboll.

Objektivat - Ajo që kemi objektiv është të motivojmë lojtarët, ka rëndësi t’i mësojmë çfarë fanelle mbajnë në shtëpi. Është vlerësim dhe përgjegjësi. Shumë e rëndësishme të vrasim frikën, mendoj situata kalohet lehtë atëherë.

Ndeshja e radhës - Bylisi e ka filluar keq kampionatin, bënë ndryshime në pankinë. Këto 3-4 javë ka pasur rezultate shumë të mira me lojë të mirë, dora e kolegut Dede. Ne e vlerësojmë si derbi sepse çdo ndeshje vlen tri pikë, aq më shumë në këto pozita që jemi që na duhet fitorja.

Trajneri dhe stafi është te skuadra për të vrarë frikën, presionin ta mbajmë ne, lojtarët të mos kenë presion, të argëtohen, futbolli është art. Pastaj ia lëmë fatin dhe lojës, po fati është gjithmonë me më të fortin.

Rikthimet - Lajm i mirë që na kthehet kapiteni Përgjoni nga dëmtimi, është i gatshëm për lojë. Lajm i keq që Prengaj do mungojë 2-3 javë, apo një muaj, e përcakton stafi. Të gjithë lojtarët janë në pozita komode apo optimale për të dhënë kontributin për skuadrën”, tha Gugash Magani.

Me vetëm 11 pikë pas javës së 12-të, Tirana ka vetëm një fitore dhe është në krizë të thellë. Shto këtu faktin që katër ndeshjet e fundit si vendas klubi më i titulluar në vend i luan jashtë kryeqytetit për shkak të mungesës së terreneve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time