Superliga/ Partizani fiton 1-2 derbin dhe merr kreun, Vllaznia 'ngec' me kampionët! Teuta dhe Skënderbeu barazim me gola

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë tre ndeshjet e para për raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ndërkohë që në 17:00 Partizani fitoi 1-2 kundër Dinamos në Elbasan dhe merr kreun e renditjes. Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1 në Durrës.

Në "Elbasan Arena" derbi mes Dinamos dhe Partizanit foli 1-2 për "Demat", me të besuarit e Veselinovic që rikthehen në krye të Superligës, edhe pas ndaljes së Vllaznisë. Tedi Cara kaloi Partizanin në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Zabërgja barazoi përkohësisht. Më pas Arinaldo Rrapaj shënoi golin e fitores për Partizanin në minutën e 61. Tanimë të kuqtë me 24 pikë mbajnë kreun e renditjen, dy më shumë se Vllaznia.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Vendasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas vetëm 43 sekondave lojë me Lushkjan, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Dodaj në minutën e 57-të.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1. Bismarc kaloi korçarët në epërsi në pjesën e parë (minuta 40), ndërkohë që Preknicaj barazoi në fraksonin e dytë.

Superliga, raundi 13-të:

E shtunë, 9 nëntor

14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia

17:00 Dinamo 1-2 Partizani

17:00 Teuta 1-1 Skënderbeu

E diel, 10 nëntor

14:00 Laçi - AF Elbasani

17:00 Tirana - Bylis

Renditja:

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore