Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1- “Përherësi” është ekspozita nga Naxhi Bakalli, që do të çelet mbrëmjen e kësaj të premeteje në orën 18:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog- COD në Kryeministri. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 31 dhjetor dhe vjen e kuruar nga Jetona Koçibelli.
2- “Homo Ex Machina” është ekspozita e Artit Bashkëkohor që është çelur te Piramida dhe do të vijojë deri në 9 nëntor. Ekspozita paraqet punimet e 7 artistëve të njohur malazezë, ndërsa eksploron lidhjet ndërmjet artit dhe teknologjisë, duke u frymëzuar nga përparimet në fushat e robotikës dhe astronomisë.
3 -Opera klasike e Puçinit, “Tosca” shfaqet edhe në një version për fëmijë dhe familje. Ajo do të vijë në një version të lehtë dhe argëtues për të gjithë artdashësit e vegjël në një shfaqje në datën 9 nëntor në orën 12:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
4- “Klloun” titullohet shfaqja artistike e Cirkut Kombëtar, që do të vijë më 9 nëntor në orën 11:00 në Qendrën Kristal në Tiranë.
5-“Brirët” titullohet libri me autor Marash Mirashin, që do të promovohet paraditen e kësaj të shtune, në orën 11:00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
6- “Elefanti që donte të fluturonte” titullohet shfaqja për fëmijë, që do të vijë të shtunën dhe të dielën, në 9 dhe 10 nëntor, në orën 10:30 në teatrin “Skampa” në Elbasan. Tema qendrore e historisë së shfaqjes, është rëndësia e ruajtjes së kujtimeve edhe kur ato nuk janë fort të bukura.
7- “Behind the wall there are other walls” titullohet ekspozita e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida nga artisti Naim Spahiu. E çelur më 7 nëntor në orën 19:00, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 nëntor.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor, 10:25