-
-
Cirku Kombëtar, kartolina e repertorit për 65-vjetor! Shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave
Numrat më të mirë të repertorit dhe numrat më të mirë të ndërtuar ndër vite nga artistë të Cirkut Kombëtar vijnë të përmbledhur në shfaqjen e realizuar për 65-vjetorin e Cirkut, e cila po vijon të shfaqet për publikun në skenat e Teatrit Kombëtar dhe në atë të Kukullave, pasi prej kohësh, artistët e Cirkut nuk kanë një shtëpi të tyren.
10 Shkurt, 11:25 -
-
-
-
-
Akrobatët performancë te Liqeni Artificial, mbledhin fëmijë e të rritur! Artistët: Të ndërtohet Cirku i ri, na mungojnë kushtet
Parku i Liqenit Artificial gëloi këtë fundjavë nga performancat e artistëve të Cirkut Kombëtar. Me numra të shumtë akrobacie, shfaqja tërhoqi vëmendjen e shumë spektatorëve. Artistë e akrobatë kërkuan ndërtimin e cirkut të ri pasi kushtet në të cilat stërviten tani, janë të papërshtatshme.
20 Prill 2024, 15:48 -
Clarence Rise, në Bunk’Art2 një rrugëtim drejt tingujve hipnotizues! Dita Ndërkombëtare e Cirkut, trupa me shfaqje! U shua në 2020-ën, i vëllai dokumentar për Arben Bajon!
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
20 Prill 2024, 12:10 -
Trupa dhe ëndrra pezull, nën 'çatinë' e përkohshme të Cirkut artistët bëjnë të mundur të pabesueshmen!
U mbajt këtë fundjavë në “çatinë” e re të Cirkut pranë Komunës së Parisit, shfaqja premierë “ShakeSpirit”. Artistët dhuruan një sërë numrash të larmishëm që u mirëpritën nga publiku, duke rikujtuar edhe njëherë dëshirën për të mbajtur gjallë këtë formë të neglizhuar të artit
15 Janar 2024, 15:29 -
-
Dita e Cirkut, nisma personale e trupës, për dy ditë radhazi shfaqje. Artistët mes përqafimeve të vogëlushëve: E prisnim prej kohësh, na kish munguar skena!
Në Ditën Ndërkombëtare të Cirkut Report tv ndjek fillimin e aktiviteteve, mes emocioneve të artistëve për ritakimet me publikun. Ata rrëfejnë punën në ambientet e reja, sfidat dhe ëndrrën që mbetet për një çadër të tyren
17 Prill 2023, 14:58 -
-
Historia e Nexhit, ‘akrobates me biçikletë’ që u bë pjesë e Cirkut që 10-vjeç: E kam një brengë, s’më hiqet mendja! E bija e vetmja xhonglere: E kemi pasion
Nexhi Dakli, akrobate në Cirk që prej moshës 10-vjeçare, sot në moshë pensioni, rrëfen për “Report tv” historinë e saj dhe brengën për artistët e rinj. Ajo e ka trashëguar zanatit tek e bija Erisi, që sot është e vetmja xhonglere në Cirk.
9 Shkurt 2023, 18:28 -
-
Lamtumirë ‘Sanijes së Cirkut’, ‘pengu’ i zbutëses së parë, që bëri kafshët ‘të fluturojnë’! Historia e dashurisë me Tahir Baçovën, që i mësoi zanatin
Është shuar në moshën 78-vjeçare Sanie Baçova, zbutësja e parë grua e kafshëve dhe e vetmja në Cirkun Kombëtar. Një nga artistet e para të këtij institucioni, që zanatin e trashëgoi nga bashkëshorti artisti Tahir Baçova
19 Janar 2023, 08:17 -
21 artistë të Cirkut, pa godinë a çadër, performojnë në rrethe pa dieta! Për katër net në sheshin ‘Skëndërbej’: Duartrokitjet na motivojnë
Pas 50 shfaqjeve në rrethe e Tiranë gjatë 6 muajve të fundit, artistët e Cirkut, performuan për katër mbrëmje rresht në sheshin “Skënderbej”. Ende pa përgjigje, për një godinë a çadër të re, 21 artistë lëvizin përtej Tiranës pa dieta, e me shpresën e një projekti konkret.
30 Dhjetor 2022, 16:37 -
‘Open Balkan’, Margariti: Takimi i radhës në qershor në Ohër, marrëveshje bashkëpunimi në kinematografi dhe shkëmbimin e artistëve
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije se do të mblidhen në qershor në Ohër me dy vendet që janë pjesë e ‘Open Balkan’ ku do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, si edhe për shkëmbimin e artistëve.
27 Prill 2022, 19:09 -
Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, Margariti për Report Tv: U shtu për shkak të krizës së çmimeve, do dalim me një vendim shumë shpejt
Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha në ‘Studio Live’ në Report TV se ndërtimi i Tetarit Kombëtar është shtyrë për shkak krizës së çmimeve që ka goditur vendin. Vendimi për nisjen e punimeve, sipas Margaritit do të merret shumë shpejt. “
27 Prill 2022, 19:01 -
Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion, por është një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Për ndërtimin e Cirkut Kombëtar, ministrja u shpreh se po bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës për ta vendosur në një nga zonat e rindërtuara.
27 Prill 2022, 18:57 -
Politikë
Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, Veliaj: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës
Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.
22 Tetor 2021, 20:53
