Gulf Albania karburant nga rafineritë
më të mira në Evropë. IQT:Standarde

Gulf Albania karburant nga rafineritë<br />më të mira në Evropë. IQT:Standarde
TIRANË - Gjigandi i karburanteve ‘Gulf’, i cili që prej më pak se 12 muaj operon edhe në vendin tonë, deklaron se importon karburant nga rafineritë më të mira në Europë. Sot, anija e radhës e cila importon mbi 4000 mijë ton karburant për ‘Gulf Albania’ u ankorua në Porto Romano.

Gulf Albania ka ngritur një terminal të posaçëm në Porto Romano, që shërben si qendra kryesore e logjistikes si dhe mbi 40 pika furnizimi me karburant të ndërtuara me fjalën e fundit të teknologjisë.

“Entuziast që kemi hyrë në tregun shqiptar me një kompani të mirënjohur ndërkombëtare siç është ‘Gulf’ ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi të madhe që na jepet për të krijuar besueshmëri te konsumatori shqiptar, që ne po afrojmë produkte cilësore me çmime të arsyeshme për t’i ndihmuar ata për të plotësuar nevojat e tyre dhe të biznesit. Njëkohësisht këto produkte cilësore dhe shërbimet janë doçka e natyrshme për ne, kjo është njëkohësisht edhe pjesë e diversitetit e zgjerimit të portofolit të shoqërisë sonë.”- tha Lutfi Leti, përfaqësues i ‘Gulf Albania’ në Porto Romano.

Për Inspektoratin Qendror Teknik, i cili është institucioni kompetent për kontrollin dhe respektimin e cilësisë në tregtimin e karburantit, futja e një marke të tillë në Shqipëri, është një garanci për shërbim me standarde.
 
“Ardhja e kompanisë ‘Gulf’ në tregun shqiptar është një risi pozitive. Si në aspektin e mesazheve pozitive që jepen në botë për garancinë dhe sigurinë e ekonomisë shqiptare dhe tregut shqiptar, si edhe për garancinë që kompani të tilla si ‘Gulf’ janë një garanci më shumë për konsumatorin shqiptar për produktet, respektimin e standardeve si dhe cilësisë së produktit. Sot për shembull është publikuar një numër i kompanive që janë sanksionuara për produktet jashtë cilësisë. Kështu që përsakohë që ‘Gulf’ ose ‘Sal Petrol’ nuk ka qenë prezente në asnjë nga këto publikime do të thotë që ia kanë bërë vetë reklamën vetes, nuk ka më nevojë që t’ia bëjmë ne.”-tha Ardian Çela, kreu i Inspektoratit Qendror Teknik.

‘Gulf’ është i pozicionuar për t'u bërë lider në tregun Shqiptar. ‘Gulf Albania’ është angazhuar për te ofruar cilësinë më të mirë në treg, saktësi në sasi, çmim të arsyeshëm e konkurrues si edhe shërbim të shkëlqyer për konsumatorët. Shumë shpejt Gulf do të jetë i pranishëm në Maqedoni, Mal te Zi dhe Kosove duke krijuar një zinxhir të fortë në rajonin e Ballkanit. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin