“Gulf” me 70 pika karburanti, por regjistroi 6 masa sekuestro

“Gulf” me 70 pika karburanti, por regjistroi 6 masa sekuestro

Kompania 'Gulf'

Megjithëse ka nisur aktivitetin tregtar në të gjithë territorin shqiptar duke hapur rreth 70 pika karburanti, kompania e naftës “Sun Petroleum Albania”, që në fillimet e saj ka filluar të shfaqë probleme financiare. Kompania “Sun Petroleum Albania” që zotëronte në teritorin shqiptar karburantet “Gulf”, ka pasur 6 masa sekuestro nga zyra e tatimeve dhe kompani të ndryshme përmbarimore, por edhe nga drejtoria e doganave.

Mësohet se në 10 nëntor 2014, kompania Përmbarimore Private “TDR GROUP” sh.p.k, ka urdhëruar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “Sun Petroleum Albania”. Ndërkohë në 12 gusht 2015, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore “Kodra Bailiff Service”, ku është urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative, mbi aktivin e palës debitore, shoqëria “Sun Petroleum Albania”.

Kjo kompani urdhëronte në atë periudhë që aktivi i kësaj kompanie deri në një urdhër të dytë. Por në 4 shtator 2015 ky urdhër sekuestro është hequr. Më tej në datën 10 mars 2016 Dega Doganore Durrës i është drejtuar QKR, duke kërkuar që ti pezullojë kësaj kompanie procedurat e mëtejshme tregtare, deri në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Gjithashtu në datën 27 qershor 2016 është lëshuar sekuestro nga shoqëria Përmbarimore "E.G Bailiff's Services" e cila ka kërkuar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria "Sun Petroleum Albania".Kjo sekuestro është vendosur për llogari të inspektoriatit Qëndrek Teknik Industrial, i cili kishte gjobitur këtë kompani nafte me disa milion lekë gjobë.

Pas kësaj sekuestroje në datën 23 qershor 2017, lëshuar nga kreditorët Adrian Ruçi dhe Arian Tartari. Ndërkohë sekuestroja e fundit që i është vendosur kësaj kompanie datën në 19 prill 2018, ku Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, ka urdhëruar QKR të mos lejojë tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore për subjektin “Sun Petroleum Albania” deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, prej 407 milion lekë të vjetra.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat