Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Mjeku Edvin Prifti

Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar me thupra dhe për ta lidhur në shtyllën e turpit. Eshtë kaq i pacak ngazëllimi i turmës që sheh njeriun që e zbritën nga piedestali i nevojës ku kishte ngjitur veten dhe që u rrafshua nga fati në morinë e pafund të anonimëve me duar në xhepa. Të asaj kategorie të mrekullueshme njerëzore që lumturohet në mëngjez nga defektimi i plotë dhe mezi shembet në gjumë nga e ngrëna e yndyrshme në darkë, të asaj aradhe të madhe njerëzish që frustrohen nga shefi një gisht më lart se ta dhe frustron vartësin një gisht më poshtë vetes; gjithë ata që lodrojnë si lepurushë të butë me të fortët që zgjidhin halle dhe bëhen tigra me të dobtin që ka hall.

Profesor Edvin Prifti është shënjestra e shkëlqyer e momentit për urrejtjen e turmës. Ende i ri në moshë, i pasur, i talentuar dhe i njohur, ai ka gjithçka që do të mjaftonte t’ja bënte krokodil xhelozinë kujtdo që ka probleme vetjake. Ai është justifikimi dhe shpërblimi i fortë i çdo të dështuari që ngushëllimin për mos ngjitjen lart, e gjen tek lumturia që provon kur tjetri bie në poshtë.

Emri i doktor Priftit doli rastësisht në përgjimet e SPAK-ut. Zyrtarisht i dyshuar për mitmarrje. Kontrolli në shtëpinë e tij – pa praninë e avokatit –  nxorri në dritë një sasi të madhe parash në euro dhe lekë. Edhe pse nuk ju gjet asnjë qindarkë në zyrë, siç u tha, kaq mjaftoi që të nisë kryqëzata e publikut, armatosur me heshta morali të rremë, veshur me pancirë dinjiteti fallso, mbartur me buzët e holla të përkohtësisë që në mënyrë të rrufeshme, denoncoi, akuzoi, faktoi, provoi fajësinë dhe shqiptoi edhe vendimin për mëkatarin me bluzë të bardhë. Por çfarë dihet deri më tani është vërtet shumë pak. Elementët e dalë në media nga dosja janë tërësisht të pamjaftueshme për të gjykuar për fajësinë apo pafajësinë e çdo individi, përfshi edhe atë të doktor Priftit, të cilit përpara se t’i lexoheshin të drejtat e tij publike, ju bë gjyq publik. Çdo individ në vendin dhe situatën e tij, është i pafajshëm deri në momentin që gjykata vendos ndryshe dhe në mënyrë përfundimtare, por sepse ka edhe shpjegime të tjerë që akuzatorët publikë nuk i kanë marrë parasysh.

Ndryshe nga individët e zakonshëm, për shkak të njohjes publike, doktor Prifti është i detyruar të përgjigjet edhe zyrtarisht, edhe publikisht. Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja. Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Award World Winner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet. A ka një mospërputhje mes staturës së këtij individi dhe mbajtjtes së parave në gjendje cash në shtëpi, ndryshe nga sa thotë ligji? Natyrisht që ka, por kjo nuk përfshin fajësi të atij lloji që i veshin si mantel force doktor Priftit.

Askush nuk është mbi ligjin dhe ligji duhet të peshojë egër mbi Doktor Priftin vetëm në një rast. Profesori i zemrës është fajtor vetëm nëse ai do ta kishte kushtëzuar shërbimin e tij në spitalin publik në këmbim të parave. Qoftë dhe një qindarkë të vetme të ketë marë në këtë mënyrë, qoftë dhe në këmbim të shpëtimit të jetës, ai do të duhej të ishte pa asnjë mëdyshje subjekt i Kodit Penal. Nëse nuk ka ndodhur kështu, sado e madhe të jetë dhurata që i kanë dhënë, edhe nëse prokuroria e quan atë mitë, ai do të vazhdojë të jetë i pafajshëm dhe fajtorë janë gjithë gjykatësit popullorë që e gozhduan atë.

Ka më shumë se kaq sepse ky nuk është thjesht rasti i profesor Edvin Priftit. Ky është rasti tipik që dëshmon thellësinë e mentalitetit sovjetik që mbizotëron në shoqërinë shqiptare, që dikton se intelektuali është shërbëtor i masës dhe jo shërbenjës i shoqërisë. Eshtë ky mentalitet që nuk lejon të kuptohet se njerëzit kanë të drejta të barabarta, por nuk janë të barabartë në merita apo shpërblesë. Që një mjek të jetë i pasur, e ndoshta edhe shumë i pasur, nuk duhet të jetë përjashtim, por duhet të jetë rregull. Për të mbetur vetëm tek kardiologjia, kush ka pasur probleme për veten apo për të afërimit e tij duke nisur që me doktor Berishën e parë e për të vazhduar me profesorët e artë, Alban Dibra, Arben Baboçi, Artan Goda, Andi Kaçani, Bekim Jata, Altin Veshti, Roland Xhaxho e shumë të tjerë që drithërojnë për pacientët në zyrën e doktor Maksi Bashos, ka kuptuar se në çastin e ndeshjes për jetën, leku nuk ka asnjë vlerë përpara vdekjes. Kush guxon t’u numërojë paratë në xhep dhe të vdekurit në klinika si maskarenjtë tespiet dhe të fajësojnë profesor Kapisyzin, Lulin e Artë, Silvën, Almën, Najadën, Nevilën, Arianin dhe Arianin, Vasil Llajon e Mrekullueshëm dhe dhjetra mjekë të tjerë, duhet të kuptojnë se edhe falë tyre, jeta ka një shans më shumë. Se është individi që ka nevojë për mjekun dhe mjekut individi i detyrohet me mirënjohje. Eshtë e vërtetë e dhembshme se Tiret nuk lajnë vetëm korridoret dhe nuk ndërrojnë vetëm pampers. Ato gjenden kudo. Janë edhe me bluza të bardha. Edhe në sistemin e shëndetësisë ka shumë horra dhe maskarenj që duhet të përbuzen e ndëshkohen. Për fat të mirë ky grup mjekësh, infermierësh e sanitarësh janë pakicë dhe janë refleks i gjithë babëzisë së shoqërisë shqiptare. Shumica dërmuese, të tjerët as nuk bëjnë tendera, as nuk përfitojnë nga prona publike dhe as nuk marrin para në këmbim të detyrës publike. Ata detyrimisht duhet të paguhen për shkak të profesionit të tyre. Do të pranojnë edhe dhurata. Madje shumë më shumë se të tjerët.

Biblën dhe Kuranin mund ta lexojnë edhe djajtë, edhe shejtanët. Djajtë dhe shejtanët mund t’i citojnë Librat e Shenjtë, por kjo nuk i bën ata as ëngjëj dhe as meleqë. Ndaj kush e ndjen veten të tillë, deri në momentin që për doktor Priftin e të tjerë bluza të bardha vazhdimisht nën akuzë, të flasë drejtësia, të mos përtojë të hedhë një gur mbi të. Çdo gur që hedh mbi ta, lehtëson vetë gurëhedhësin nga shumë halle, i justifikon paaftësinë, dembelizmin otoman, përgjumjen e vazhdueshme, i heq dehjen nga rakia e keqe dhe e bën të ndjehet i rëndësishëm, i dukshëm dhe i prekshëm në një ambient që ai thjesht e ndot me frymëmarrje. E pastron atë moralisht duke i dhënë rolin e gjykatësit dhe bën edhe çdo  mëkatar të ndjehet gjykatës të ndershëm për Profesorin dhe sojin e tij të njerëzve të mençur. Tek të vetëshpallurit puritanë gjenden si rregull pisllëqet më të zymta morale.

Askush nuk bërtet më fort për moralin pubik sesa kurvat publike. Gjithëkush, përfshi edhe akuzën publike e ka në dorë ta shpallë kardiokirurgun Prifti e të ngjashmit e tij fajtorë për efikasitetin e vaksinës në botë, për varfërinë dhe përmbytjet. Kush godet më fort ka bonus për shlyerje mëkatesh vetjake. Por mbasi ta shembin me gurë dhe mbasi ta groposin nën gurë, mbasi të mbarojë histeria publike e linçimit të aseteve tona publike, gurëhedhësit duhet të lajnë duart. Jo si Pons Pilati dhe jo si Makbethi. Ata duhet të sterilizohen për t’i ngjarë mendimit që kanë për veten, të marrin bisturinë e doctor Priftit në duar dhe të fillojnë të operojnë zemrat e njëri-tjetrit. Shumë shpesh do të gjejnë kraharorë bosh. Pa zemër brenda. Zoti i ndjeftë ata dhe viktimat e tyre, i falshin djajtë që lexojnë Biblën, por nuk janë bërë dot kurrë ëngjëj!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albKos: 15/02/2021 16:04

    Lorenc, eshte thjesh nje njeri i korruptuar, i dale nga ky popull i korruptuar, por qe akoma nuk eshte i vetdijshem, ose hipokrit.

    Përgjigju
  • Akrepi: 14/02/2021 18:42

    A jua mohon kush juve pagesat , kundrejt punes qe beni !!??..A u pengon kush juve , te gjeni pune te difisht , ta kryeni , dhe te merni parat , sipas simfonise qe keni bere me punedhenesin!!??.. A ka mar ky mjek pagesa , per sherbimet qe ben ne spitalin shteteror nga pacienti , pervec ndonje dhoro te mundeshme !?. A mund te barazohet sherbimi i nje mjeku kirurg , qe shpeton jet me operimet e tij , sigurisht perkundrejt pageses , ne klinika private ; Me Tirerit qe i vdesin pacientet , per nje krrothe buke dhe nje pike uj , edhe pse u kishin marre te afermve te saj 8,000,000 lek !!??.. Si thoni zoterinj te nderuar , a mund te ket mdonje ngjashmeri veprimesh ne keto raste !!??.. Akoma do te vazhdojme me pseudohumanizmat dhe pseudopopulizmat e se kaluares , ku kardiologet e asaj kohe , te jipnin , ne rastin me te mir ndonje valerian e ndonje penicilin , me te cilat 1/3 shkon ne boten e cudirave .. Tani , ka njefar drejtesie , mund ta presim gjykimin e saj , e mandej te japim ndonje mendim edhe ne ..

    Përgjigju
  • Juristi: 14/02/2021 17:14

    Thjesht,palaço doctori,palaço Lorenc Vangjeli.

    Përgjigju
  • Prof.Dr. ish-kirurg dhe ish petagog: 14/02/2021 16:10

    Lorenc Vangjeli; Jam një ish-mjek kirurg i moshës tek 90-të sot, që më vjen turp e ndot për pasardhësit e mi sot kudo nëpër Spitalet e Shqipërisë, por sidomos tek QSUT ku dhe Dila në pension, se Privati dihet që të rrjep qoftë edhe për një pyetje. Rasti i krye kardio-kirurgut të QSTU me shuma marramendase në shtëpi në Euro dhe Lekë, si dhe dalja e emrit të tij në përgjime rryshfetesh të ndryshme, ku nuk po marr të "besueshme" se, çfarë flitet në gjithë ambjentet e QSUT për rryshfetin në çdo nivel, por rasti në kapje flagrante nuk duhet toleruar aspak. Shembulli i këtij Mjeku, që para Mediave dhe dyerve të SPAK na shiti dëngla e mendjemadhësi prej të fryti nga pseudo Demokracia-Liberake që Ai vetë e zuri në gojë si "udhërrëfyes" për korrupsionin gjigand, që kishte bërë me përfitimin dhe shfrytëzimin kriminal të profesionit të mjekut kirurg të zemrës, ndaj hallexhinjëve të sëmurë nga zemra, ku jo pak kanë filluar të flasin që nga momenti që morën vesh se krye kardio-kirurgu Edvin Prifti, u kap mat me korrupsion gjigand në Euro e Lekë. Ligji nuk duhet t'a fali kurrësesi këtë rast, ndryshe i forcohen pozitat hajnave edhe më shumë në Shëndetësi, dhe situata në Shëndetësi di të përkeqësohet shumë më shumë se ky rast flagrant i një Mjeku bandit.

    Përgjigju
  • Tironc: 14/02/2021 15:32

    O Lorenc Bojaxhiu ik lyej ndonjë fytyrë tjetër se këtë ska bojë që e mbulon. Meqë je futi një të lyme me të bardhë edhe fytyrës tate se të ka dalë pak boja.

    Përgjigju
  • Tirona: 14/02/2021 14:11

    E Paska henger dhe ky analisti nje corbe te prishur qe del e mbron nje Kriminel i veshur me bluzen e mjekut, Nje pseudo mjek qe del dhe na mbrohet duke bere deklarata publike, ska faj ai se keshtu e mesuan te flase mbasi mori urdherin e arrestit. Ky qe nga paraqitja nuk duket si doktor se te shikojshe Doktoret ne perendim nga paraqitja e jashtme jane te gjithe elegante ,ndersa ky me qafen si Derr duket tamam si Kasap dhe mjere Ai qe perfundon ne duart e Kasapit.Disa vite burg do ti mjaftonin qe ti bente nje operacion B...s se tij, prandaj aty ku do te shkojsh bej kujdes se mos te rreshkasi Sapuni

    Përgjigju
  • $$$$$$$: 14/02/2021 13:09

    Mbase me del ndonjeher ne rrug perapara ti fus nje dru te mir ketij doktorri hajdut i ndyr qe tallesh me jeten e te tjereve.

    Përgjigju
  • shkoder: 14/02/2021 12:50

    Ky doktori qofte i bekuar e te marre sa i do haku por ti kaloje pagesat me banke e te paguaj taksat per sherbimet qe ben . Pare cash ne shtepi !!!! vec ti lorenc e justifikon .Se di por ne vend qe te gjejme menyra si ti permisojme gjerat gazetat justifikojne mjekun se i duhet neser e kryqezojne emigrantet qe kalojne ne kufi 15000 Eur cash. Standarte te dyfishta ne gjykimin nga gazetaret.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 14/02/2021 12:35

    ish shefi i kardiologjise ne QSUT Edvin Prifti, per nga menyra se si ka vepruar ne ushtrim te detyres dhe funksioneve publike shteterore, dhe per nga menyra se si eshte shprehur jo pak here ne publik e se si po shprehet e vepron tani qe eshte kapur ne flagrance nga pergjimet dhe nga kontrollet fillstare ne zyre e shtepi, demostron se, pertej talentit si kardiokirurg, per se paku eshte nje nepunes shteti sharlatan, e per se shumti, eshte ndoshta nje mafioz.

    Përgjigju
  • tirona: 14/02/2021 12:30

    Ik ore gjel me gjithe mafien tende me bluz te bardhe

    Përgjigju
  • Plaku: 14/02/2021 12:17

    Keta tipa,si ky mjeku a gjykatesi e polici etj etj,duhet t bien viktima te Robin Hud-ve,po ketu ne Shqiperi kemi vetem hajdute pusetash fatkeqesisht

    Përgjigju
  • Plaku: 14/02/2021 12:10

    Po pse ore Vangjel,cmimet ne kesh ti jep kaurri??

    Përgjigju
  • LORA: 14/02/2021 11:41

    Kisha pershtypjen se l.vangjeli eshte nje spitullaq,,,,por qenkam gabuar.Ky qenka zgjyre,patjeter i perfshire ne pislleqe,meqe i rendoka kaq shume guri i doktor E.Priftit e meqe nuk iu pritka derisa kjo ceshtje te perfundoje se gjykuari.

    Përgjigju
  • sapa: 14/02/2021 07:23

    Ne cdo vend te civilizuar media e lufton te keqen ,ne shqiperi ndodh e kunderta!

    Përgjigju
  • Pa fjale: 14/02/2021 04:26

    Neve kemi nga 30 vjet ne kurbet, dhe ato leke nuk i kemi pare kurre. Llogaritni sa para kane bere politikanet, keto 30 vjet. Prandaj ngeli vendi ne nivelet e vendeve Afrikane.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 14/02/2021 01:59

    Per zotin e madh nuk e di sesi keni fytyre te dilni dhe te mbroni publikisht nje doktorr te cilit i jane sekuestruar mbi 500 milion lek cash ne shtepi. Te pakten mos dilni fare, mbani gojen mbyll dhe vreni vreshtin tuj. Qofshi ju qe jeni.

    Përgjigju
  • Ilir H.: 14/02/2021 00:02

    Po ty te ka operuar zemren me sukses?! Apo prinderit e tu i ka bere lire

    Përgjigju
  • Gazi: 13/02/2021 21:08

    Sa shume histerike paska pasur te kjo faqe. Rrofte revolucioni kulturor kinez. Vdekje kulakeve dhe intelektualeve.

    Përgjigju
  • Xhipe: 13/02/2021 20:54

    Po ty kush te ka paguar qe del e mbron?? Gjithsesi ca presim nga ty dhe shoket e tu "anal"ista qe jane majmur duke dal e folur broxhkulla nate per nate neper TV pa pasur ndonje merit te vecant.

    Përgjigju
  • Lori: 13/02/2021 20:23

    O lorenc bajga boll se na hape barkun njeri kot

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/02/2021 20:08

    Ky eshte nje mjek i paskrupullt,i kortuptuar,dhe faktet tregojne qe eshte e vertet,eshte aji jo i zoti profesionalusht rshte nje teme tjeter.Ti Vangjeli je po aq i korruptuar moralisht sa e ndien veten te detyruar te mbrosh ne menyre te uletnje te korruptuar.Ti Vangjeli po ofendon ata fukarenj qe nuk kane pasur fatin te kene mijra euro per tu kuruar nga ky mjek,e ndoshta dikush nga keta, mund te mos jetoje me,pikerisht per kete arsye.Te gjithe e dinin qe nje dite do fillonte,e tani habiten e skandalizohen ana listet Vangjelè fill me te parin? Zbatimi i ligjeve te shtetit duhet te egzistoje per te gjithe sipas Vangjelit? apo per te, eshte ne mire ligji e Maliqi se bashku?

    Përgjigju
  • Qytetar: 13/02/2021 19:52

    Se pari, nuk po ia mohon njeri shokut tend te drejtat kushtetuese. Nuk ia ka shkulur njeri thonjte ne hetuesi dhe gjyqi po behet ne gjykate, ne prani te avokatit, dhe jo tek teatri i kukullave. Ato kontrollet pa pranine e avokatit besoj i permend per humor se e dine edhe femijet qe per kontrollin e baneses mjafton urdhri i gjykatesit dhe e drejta per avokat fillon gjate marrjes ne pyetje. Se dyti, nje nepunesi te shtetit nuk i lejohet marrja e dhuratave per arsye se eshte perfitim i padrejte nga detyra, shtremberon vendimmarrjet dhe rezulton ne pabarazi ne sherbim ndaj qytetareve. Se treti, ky gjeniu yt duhet te paguaje taksa mbi te ardhurat (edhe kur burimi eshte i paligjshem) sic paguajne taksa shoferet e autobuzeve dhe pastrueset e bashkise mbi te ardhurat e tyre mikroskopike dhe 100% te ligjshme. Se fundmi, te jesh i afte ne profesion nuk te perjashton nga detyrimi per te zbatuar ligjet. Rregullat duhet te zbatohen njelloj per te gjithe. Eshte ABC-ja e shtetit ligjor.

    Përgjigju
  • Besa: 13/02/2021 19:02

    Lorenc leri dokrrat se kemi sy ne balle. Doktori te justifikoje leket se ska njeri kohe te merret ne balte. Ti mos merr persiper gjynahet e doktorit mbi ata qe i ka rrjepur. Ne qofte i talentuar te ounoje privat dhe ti vere si te doje tarifat jo te

    Përgjigju
  • Eri: 13/02/2021 19:00

    E kane kapur me fakte o Vangjel.Te pakten mbyll gojen e rri urte se 500 milion leke gjoba hallexhinjve i kane kapur.Lere drejtesine te beje punen e saj o anal-ist i flliqur qe keni dekada qe llapni ne televizione si filozofer per gjendjen e rende te vendit.Tani kur drejtesia kap nje gjakpires dhe gjobaxhi ti anal-isti daullexhi i del ne mbrojtje.

    Përgjigju
  • Diplomati: 13/02/2021 18:52

    Lorenc Ama te keqen. I pranoj kur permend me te drejte diaa mjeke te talentuar. Por kur thua Vasil Llajon e Mbrekullueshem bile me M te madhe e kw qelbur fare. As Vasua sdo e donte kete reklame se mund ta akuzojne per mitdhenie...hahhaha...Vasua eshte biznesmen i mire...kaq

    Përgjigju
  • Erwin: 13/02/2021 18:27

    Te zente dhe ty haku i atyre qe ka zene doktorin.e u befshi shpejt dhe shoke qelie se te mungon kaq shume.

    Përgjigju
  • Feliks: 13/02/2021 18:25

    I nderuar Z. Vangjeli. E kam provuar vete ne dy raste. Vec te degjuarave nga miqte. Jo vetem qe ka marre para per cdo operacion, por i kerkonte. Ishte edhe arrogant. Harbut. I rrofshin dijet. Vertet ne zemer ai ka gur. Pyet koleget e tij...nese ju keni patur pervoja personale, jam i bindur se te ka patur frike njelloj si desh e ka bere ne breke kur nja dy te forte e kane kapur per fyti..madje ne zyre tij

    Përgjigju
    • Besa: 13/02/2021 19:03

      Jo vetem aq po nuk lejonte as te shkonin te te tjeret po ti refuzonin tarifen. Po halli e con njeriun te paguaje 2000 e te heshti se nuk perballon dot privatin.

  • Ja ku flika Lorenci !: 13/02/2021 18:24

    Hajde Lenci, hajde! Paske qene servil,frikacak,i blere,i tredhur... Doktori me diplome floriri,por me zemer katili. Ndoshta u befsh o Lenci per doktorr se do ti lutesh: -Te hengsha m*tin moj Tire!Me jep nje kore buke! Por at'here ka me ken'von...

    Përgjigju
  • Ruli: 13/02/2021 18:08

    Vangjel, ne populli bolshevik qe na bere per nje lek, ti intelektuali, po themi we eshte doktor i zoti qe nuk ka deklaruar te ardhurat dhe ka shfrytezuar postin (duke futur pa radhe dhe duke refdruar te privati. Ti e ke ne terezi,Vangjel, se bo ca fjalime e shkrime e ndonje çoke mediatike andej-ketej edhe e perballon privatin, po ne we duhet te presim radhen per operacion e na vjen ti a dikush tjeter na futet pa radhe?

    Përgjigju
  • Endri: 13/02/2021 17:55

    Fajin nuk e ke ti se si gjithe anal-istet ne Shqiperi shkruani sipas pagesave. Fajin e kane mediat qe ju japin hapesire. Prezumimi i pafajesise eshte gjithmone per sa perket anes penale. Ama e gjithe Tirana e di se ky doktor ta maste koken mire me leke kur perfundoje tek ai. Keshtu qe mos u mundo ta zbehesh sado pak lajmim. Personalisht shpresoj ta terheqe kemben zvarre. Gjithsesi duhet nje reforme e thelle ne shendetesi

    Përgjigju
  • Kampi RAZEM: 13/02/2021 17:34

    Po te hini vedi ne qef ke marre fun me tana,fukarejte e shkrete kane marre kredi per me shnosh njerin e vet,e njato pare bluzave te bardha kane me ju dale per hunsh e nuk kane me i gzu.Djersa e tane hallexhive e qe ja kane dhane prej hallit ktij pushti e shokve tina qe me demek jane betu per humanizem kane me i la o vet o fmite e tyne.

    Përgjigju
  • Saja: 13/02/2021 17:19

    Sa te ka paguar doktori i “ndershem” qe te luash rolin a avokatit te tij ne media? Analist leshi qe po na tregon perralla ketu. Ashtu sic ti pretendon se publiku nuk mund tja beje gjyqin atij plehre, as ti nuk mund ta nxjerresh te pafajshem. Lere drejtesine te beje punen e vet. Nese eshte vertete i pafajshem ( pak shance) atehere do dale akoma me i nderuar. Ty pse te djeg?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!