Guri: KURUM gropos mbetjet
radioaktive në Fushë-Krujë

Guri: KURUM gropos mbetjet<br />radioaktive në Fushë-Krujë
TIRANE - I ftuar në A1Report ambientalisti dhe njëkohësisht kandidati i pavarur për Tiranën Sazan Guri ngriti një akuzë të rëndë duke thënë se banorët janë ankuar që kompania ka mbetje radioaktive tepër të rrezikshme të cilat i gropos në Fushë-Krujë në afërsi të rrugës.
 
Duke falënderuar televizionin A1Report për lajmet e transmetuara dhe ngritjen e shqetësimit në lidhje me ndotjen e shkaktuar nga KURUM, Guri ka deklaruar se Shqipërisë i është bërë një dëm i parikuperueshëm nga dy kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë.
 
KURUM dhe Bankers sipas Gurit kanë shkaktuar dëme aq të mëdha sa janë të parikuperueshme dhe nuk mund të zhbëhen pavarësisht se sa mund të investojnë bankat ndërkombëtare në projekte të mëdha në vendin tonë.
 
Po ashtu Guri ka theksuar se si pasojë e ndotjes lindin edhe fëmijë me probleme në Elbasan, por ky është një problem që prek edhe Tiranën për shkak të afërsisë gjeografike që ka.
 
Një gjë që sipas Gurit është pozitive në gjithë këtë, është fakti se për herë të parë ka patur një reagim nga Ministria e Mjedisit e cila i ka thënë “Stop” KURUM dhe Bankers.
 
 
Referuar zgjedhjeve lokale të qershorit të 2015, Sazan Guri ka thënë se është një garë interesante dhe se ai është duke mbledhur firmat në mënyrë që të regjistrohet si kandidat i pavarur në KQZ. Ndërkohë ai tha se motoja që do ta shoqërojë është:
Zero ndërtime, zero mbetje në rrugë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim