Berkay Gurpinar, 25 vjeç, është zyrtar administrativ i Drejtorisë së Rinisë dhe Sporteve në qytetin turk, Kirklareli, i cili në kohën e tij të lirë bënë muzikë në dasma, ditëlindje dhe festime të tjera. Edhe pse që nga lindja është i verbër, ky djalosh i ri ka një vullnet të jashtëzakonshëm dhe shpirt prej artisti, raporton Anadolu Agency (AA).
Gurpinar çdo mëngjes zgjohet me plot energji, vesh kostumin dhe shkon në punë dhe me vendosmërinë dhe përkushtimin e tij është një shembull për të gjithë kolegët dhe të njohurit e tij. Si punonjës administrativ në Drejtori, me sukses kryen detyrat e tij në kompjuter dhe pranon telefonata.
Në një intervistë me gazetarin e AA, ky njeri i ri dhe i guximshëm tha se është i lumtur dhe se dëshiron të jetë një shembull për të gjithë të verbrit dhe jo të verbrit, të cilët shpesh ankohen për jetën apo punën e vështirë.
"Që nga lindja jam i verbër. Nuk jam i dëshpëruar për këtë, falënderoj Zotin për shëndetin e mirë. Kam mësuar të përdor kompjuterin i pavarur, telefonin dhe disa instrumente teknike dhe muzikore. Jeta ime nuk është e lehtë, por ia dal mbanë. Tashmë dy muaj punoj në Departament dhe jam i lumtur që kam arsyetuar pritjet e punëdhënësit", thotë Gurpinar.
Ai më tej thekson se të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara duhet të punojnë në forcimin e elementit të vullnetit për të jetuar dhe për të gjetur vendin e tyre në këtë nën qiell. Gurpinar është kundërshtar i përbetuar vajtimit dhe depresionit. Ai pohon se që nga mosha 8 vjeçare filloi të kënduarit dhe të mësuarit për të luajtur në instrumentet me klaviaturë në mënyrë që edhe jetën e tij, edhe të njerëzve rreth tij dhe ta bëjë më të hareshme.
"Babai im më ndihmoi shumë për të mësuar edukatën muzikore dhe për të luajtur në instrumente me klaviaturë muzikë. Tani mund të them se jam shumë i suksesshëm në këtë, dhe dëshmia më e mirë për këtë, janë njerëzit të cilët i argëtojë në dasma, ditëlindje, fejesa apo festime të tjera" tha Gurpinar.
/Shqiptarja.com