Publikohet lista e ish të përndjekurve politik, të cilët do të marrin lekët brenda muajit gusht, ndërsa 350 prej tyre tashmë kanë marrë këstin e gjashtë. Bëhet fjalë për 1300 ish të dënuar, të cilët janë gjallë dhe presin të marrin këstin e gjashtë. Ministria e Financave sqaron se një pjesë e ish të përndjekurve kanë marrë lekët dhe bëhet fjalë për atë grup që ka dorëzuar në kohë certifikatën personale dhe numrin e llogarisë bankare.