Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha se Kolumbia mund të përballet me një operacion ushtarak, si në Venezuelë.
Përmes disa postimesh në rrjetet sociale, Petro thotë se ashtu si venezuelianët, edhe kolumbianët duhet të dalin në rrugë, për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
“Dhe të rinjtë venezuelianë kanë dalë në rrugë për të mbrojtur vendin e tyre. Të gjithë venezuelianët, kolumbianët dhe latino-amerikanët duhet të dalin në rrugë. Sovraniteti kombëtar është sovranitet popullor.”, shkruan Petro.
Më herët, Petro deklaroi se emri i tij nuk shfaqet në asnjë trafik droge, duke rrëzuar deklaratën e Trump .
Petro kujtoi gjithashtu se si komandant suprem i Forcave të Armatosura, për të luftuar trafikimin e drogës, urdhëroi sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore.
Gjatë një interviste, presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Gustavo Petron, se do të dërgonte "një mision amerikan" në vendin e tij të ngjashëm me atë që sulmoi disa zona të Venezuelës dhe çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro.
Lajmi kryesor:
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!
Komente











ktij banditi qe helmon boten po i vjen radha. god bless trump
Përgjigju