TIRANE- “Dietat për Guvernatorin dhe Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë janë sa dyfishi i asaj që merr kryeministri dhe 60 euro më shumë se Presidenti”. Ky është një nga konstatimet e shpërblimit të majmë të auditit të KLSH mbi Bankën në vitin 2013, ndërsa shton se vetëm drejtorët marrin dietë sa vetë Presidenti ose kryeministri.

Madje raporti konstaton se shesh se të ardhurat e punonjësve, kalojnë shpesh dhe pagën e Guvernatorin, si pasojë e dietave që marrin. Por në vërejtje konstatohet dhe forma jo e drejtë e furnizimit të qeverisë me lekë prej BSH-së.