Ditën e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendës-guvernatorja e Dytë, Natasha Ahmetaj, dhe Anastas Angjeli, zhvilluan një takim informues, ku u njohën me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare, si dhe u mor informacion mbi:

1.       Administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë

2.       Zbatimin e politikës monetare

3.       Mbarëvajtjen e sistemit bankar dhe financiar

4.       Gjendjen e tregjeve të parasë dhe valutore

Gjatë takimit nuk u morën vendime. Çështjet e planifikuara për vendimmarrje në mbledhjen e muajit shkurt do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme, atëherë kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve përkatëse.