Kursi i këmbimit i ka “thyer” të gjitha ndërhyrjet që Banka e Shqipërisë ka bërë në treg për të blerë euro gjatë 2025-ës. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë blerë 1 miliard euro nga banka e Shqipërisë, vlera më e lartë historike, në rritje me 94.2 milionë euro krahasuar me 2024-ën.
Për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë më shpesh në treg. Në raport thuhet se vjet vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit tërhoqi nga tregu 729.1 milionë euro, një shifër rekord historike, por përsëri nuk solli ‘qetësi’ në kursin e këmbimit, pasi pozitat e euros përballë lekut u dobësuan më tej. Euro e mbylli vitin 2025 duke u këmbyer me 96.5 lekë nga 98.3 lekë në vitin 2024, ndërsa ky muaj u mbyll me këmbim mesatar në 96 lekë.
Nga ana tjetër për të rritur rezervën valutore vjet u blenë 297.9 milionë euro, ndërsa objektivi ishte për të tërhequr 270-350 milionë euro për këtë qëllim.
Rezerva valutore ka arritur në vlera rekord sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, pasi muajin shkurt preku vlerën 7.3 miliardë euro, nga 6.9 miliardë euro që ishte vjet në shkurt. Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit.
Komente








Scandal, te blesh euro me parate e bankes duke hedhur para ne qarkullim rrit inflacionin dhe rrjedhimisht rrit srtificialisht cmimet e cdo lloj ushqimi te popullit. Guvernator debil dhe I paafte.
PërgjigjuInteresant, me logjike tregu blejme lire dhe shesim shtrenjte ,Kurse Bankat paska ble euro lire e me lire dmth ,ka PATUR humbje financial,a ka pergjegjesi dikush per keto humbje qofte ky Guvernatori apo Ata Expertete qe ka rreth e rrotull qe I paguan miliona ,dhe kush I paguan financiarisht ato sepse Jane leket tona.
PërgjigjuNuk ndalet kursi me blerje, por me ndalim qe ne hyrje . Nuk hiqet uji i permbytjes me kove, kur te hyn si lume. Po kur nuk ke guvernator e kur nuk ke shtet. Ngaqe te gjithe jane kush e kush te kete sa me sh vila e pallate... Cte presesh. Mjere ata emigrante qe djersen ua vjedhin kta te pafe e maskarenj...
PërgjigjuTregues i forcìmit te ekonomise vendase
PërgjigjuSigurisht qe renia e valutave nuk do te ndalej.Ndaloni lejet e ndertimit per kulla,pallate,rezorte dhe do te shikoni si do te ndryshoje kursi.Parate e krimit qe vijne te padeklaruara ne tavane autobuzesh e funde te dyfishte cantash e qe permbytin e c'vleftesojne tregun valutor nuk shkojne per te ndertuar stalla e per te restauruar shtepi fshati,por per gjerat qe numerova siper.
PërgjigjuBSH duhet te bleje ose ar ose argjend ! Gjithesesi keshtu shkon puna
Përgjigju