Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e FMN: Po monitorohen të dhënat e reja! Ekonomia shqiptare ka shfaqur rezistencë ndaj goditjeve të huaja të ofertës
Delina Ibrahimaj dhe Gent Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në San Marino, Itali. Atje ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur normalizimi i politikës monetare në kushtet e një inflacioni të lartë në vend. Inflacioni ka vijuar trendin rënës për të katërtin muaj radhazi dhe pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
“Banka e Shqipërisë monitoron me kujdes situatën duke vlerësuar të dhënat e reja, të cilat do të diktojnë shpejtësinë dhe intensitetin e normalizimit të politikës monetare”, tha Guvernatori. Ndërkohë, ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë të mirë ndaj goditjeve të huaja të ofertës dhe shtrëngimit të kushteve monetare në vend dhe në botë dhe pritet të vijojë të rritet.
Përsa i përket tregjeve financiare, ato mbeten relativisht të qeta, edhe në prani të shtrëngimit global të kushteve të financimit, dhe bilancet e sektorit bankar paraqiten të shëndetshme. Ndryshimet e normës bazë janë përcjellë kënaqshëm në tregun ndërbankar, ndërkohë që treguesit kryesorë të stabilitetit financiar pritet të mbeten në kontroll. Kredia për bizneset dhe familjet ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme më të ngadalësuara.
Ky takim mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse. Më në veçanti, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat e rimëkëmbjes post-COVID dhe tensionet gjeopolitike.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.4%
-
JO
47.4%
-
NUK E DI
12.3%
Vota total: 456
Lajme të tjera
-
Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit
23 Mars, 07:29
-
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
20 Mars, 10:24
-
FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi
15 Mars, 07:38
-
Vijon rënia e Euros në vlerën 114.4 lekë! Shkaqet janë remitanca, paraja informale dhe norma e interesit e Bankës së Shqipërisë
9 Mars, 14:17
-
FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE, rritja po udhëhiqet nga ushqimet! Në Evropë rritja ndikohet nga energjia
9 Mars, 07:45
-
Rritet besimi në Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndikuan pozitivisht ndërtimi, tregtia e konsumi! Pritet serish rritje çmimi të banesave
1 Mars, 16:47
-
Sejko: Vijon trendi pozitiv i kreditimit, rriten pagesat elektronike
28 Shkurt, 16:10
-
Ahmet Zogu dhe themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë
27 Shkurt, 20:48
-
Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit
20 Shkurt, 18:01
-
Transfertat bankare nga jashtë për shqiptarët u rritën me 4.2% vitin e kaluar
18 Shkurt, 07:53
-
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj në Report Tv: Shkak qarkullimi i parave informale dhe rënia e eksporteve
15 Shkurt, 13:09
-
Kredia për shtëpi shënoi rekord të ri vitin e kaluar, por rritja u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me 2021
10 Shkurt, 07:33