Guvernatori i BSH Gent Sejko 
një nga zyrtarët më të pasu

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë vitit 2016, ka prenotuar një apartament me vlerë 204 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë, Sejko deklaron një detyrim prej 204 mijë eurosh për t’i paguar një shoqërie ndërtuese për vlerën e apartamentit të prenotuar.

Po ashtu, Sejko deklaron një tjetër kontratë për blerje apartamenti me sipërfaqe 209 metra katrorë, me vlerë 87 mijë euro. Guvernatori ka marrë edhe një kredi në Bankën e Shqipërisë për blerje apartamenti, me vlerë 11 400 000 lekë, me afat për 30 vjet. Por, këto nuk janë apartamentet e vetme të Sejkos, pasi bëhet fjalë për deklaratën e pasurisë vetëm për vitin 2016.

Sejko deklaron gjithashtu 5 487 023 lekë të ardhura nga paga si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe 2 482 881 lekë honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Ai ka përfituar 7 790 euro dieta për udhëtime dhe qëndrime jashtë vendit si dhe 1 000 USD dieta të marra nga misioni në FMN.

Ndërkaq, paga vjetore e bashkëshortes së tij, Elona Sejko, në Tirana Bank është 4 105 405 lekë. Çifti Sejko, gjatë vitit që lamë pas, ka shlyer edhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro, me afat 15 vjet, me interes 5.6 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se një depozitë me afat 12 mujor, bashkë me Lutfie Sejko, i është shtuar me 55 052 euro.

Ai deklaron një llogari në euro, e cila shtuar me 15 564 euro, ku si burim thekson pagën në Bankën e Shqipërisë. Sejko shton se ka marrë një tjetër kredi me vlerë 52 mijë euro, ku detyrimi i mbetur i pashlyer është 28 475 euro.  
 
Pasuria e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
 
Detyrim për t’i paguar shoqërisë ndërtuese vlerën e apartamentit të prenotuar, 204 mijë euro.
Kontratë sipërmarrje për blerja apartamenti me sipërfaqe 209 metra katrorë, 87 mijë euro, 50 për qind me bashkëshorten.
Të ardhura nga paga si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, 5 487 023 lekë.
Kredi në bankë me vlerë 80 mijë euro, me afat 15 vjet, me interes 5.6 për qind, shlyer tërësisht me 21 235 euro.
Depozitë me afat 12 mujor, bashkë me Lutfie Sejko, shtuar me 2 810 euro.
Depozitë me afat 12 mujor, bashkë me Lutfie Sejko, shtuar me 55 052 euro.
Llogari në euro, shtuar me 15 564 euro, burimi nga paga.
Depozitë në USD, pakësuar me 39 395 USD.
Llogari rrjedhëse në lekë ku kalojnë të ardhurat nga punësimi në Bankën e Shqipërisë, 480 983 lekë.
Honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, 2 482 881 lekë.
Dieta për udhëtime dhe qëndrime jashtë vendit, 7 790 euro.
Dieta të marrë nga misioni në FMN, 1 000 USD.
Bashkëshortja Elona Sejko, paga dhe shpërblime në Tirana Bank, 4 105 405 lekë.
Kredi 52 mijë euro, detyrimi i mbetur 28 475 euro.
Kredi në Bankën e Shqipërisë për blerje apartamenti, 11 400 000 lekë, me afat 30 vjet.
Kartë krediti, Elona Sejko dhe Gent Sejko, me limit përdorimi 325 425 lekë.
Kartë krediti Gent Sejko me limit përdorimi 4 mijë euro.
Llogari bankare, shtuar 5 035 euro.
Llogari kursimi, pakësuar me 5 037 euro.
Llogari kursimi, pakësuar me 400 021 lekë.
Llogari kursimi, shtuar me 466 440 lekë.
Llogari rrjedhëse në USD, 0,40 USD.

dokument sejko

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente