Parlamenti në seancën e radhes duhet të shkarkojë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndërsa kjo procedure duhet të jetë konform normave ligjure dhe Kushtëtutës.

Kështu është shprehur nga Fieri deputeti i Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, i cili ndër të tjera u ndal edhe tek përzgjedhja e Guvernatorit të ri.

Ai teksa theskoi se ka mjaft njerëz të aftë në fushën e financës, nuk përjashtoi mundësin e një guvernatori të huaj, teksa shtoi se për këtë duhen bërë ndryshimet e nevojshme në ligj.

Ruci ndër të tjera deklaron se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj deri në fund që të kuptohen përmasat e skandalit ne Bankën e Shqipërisë. 

Këto deklaratadeputeti socialit i bëri gjatë një aktiviteti në komunën Frakull të rrethit të Fierit.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)