Guvernatori Sejko, mesazhe ngushëllimi homologut francez Galhau dhe ambasadorit Fitoussi

ATSH/-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ka dërguar mesazh ngushëllimi Guvernatorit të Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau dhe ambasadorit të Republikës të Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, ku ju shpreh ngushëllimet familjeve të prekura nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.
Në mesazhet e ngushëllimit, Guvernatori Sejko shprehet: "Jam vërtet i shokuar nga ngjarjet brutale, jonjerëzore dhe të paprecedentë të sulmeve terroriste të mbrëmjes së djeshme në Paris që shkaktuan shumë viktima dhe lanë shumë të plagosur. Franca, si një vend që e ka lirinë e njeriut një përparësi kryesore, u sulmua pikërisht për shkak të vlerave të saj.
"Në emër të Bankës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, në këto orë dhimbjesh, dëshiroj t'ju shpreh Ju, stafit tuaj dhe bashkëkombësve tuaj hidhërimin tonë të thellë dhe njëkohësisht t'ju përcjell ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë për të plagosurit, familjet e viktimave dhe të gjithë popullin e Francës: shkruan Sejko.
Ai shpreh bindjen se populli francez do t'i kalojë këto çaste të vështira me kurajo, ashtu siç ka bërë gjithmonë.
"Ju uroj forcë dhe paqe në ditët që do të vijnë", citon mesazhi i kreut të BSH-së Sejko.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete