Guvernatori Sejko takim me Shoqatën e bankave: të vijoj kreditimi, duhet të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike 

Guvernatori Sejko takim me Shoqatën e bankave: të vijoj kreditimi, duhet të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim me bordin drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Guvernatori i ka konsideruar të duhura ndërhyrjet e bëra gjatë pandemisë pasi kanë ndihmuar bizneset dhe familjet. 

E rëndësishme sipas pjesëmarrësve në takim është që sektori bankar është likuid dhe do të jap ndikim në rimëkëmbjen ekonomike. Po ashtu është diskutuar edhe për të rritjen e kreditimit të sektorëve dhe investimeve të mëdha me synim rritjen ekonomike.

Ndërkohë një fokus të veçantë ka marrë edhe teknologjia, ku është diskutuar edhe për modernizimin e mëtejshëm i sistemit të pagesave, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm si në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullsisë, ashtu dhe në rritjen e formalizmit të mëtejshëm të ekonomisë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një masë shtesë në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave.

Sektori bankar sipas guvernatorit e ka përballuar me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia dhe nuk e ka ndalur kreditimin e ekonomisë si të bizneseve ashtu edhe të individëve edhe pse ka pasur shtrëngim të kushteve të kreditimit.

Vetëm në 5 muajit e parë të këtij vitit kredia e re e dhënë për bizneset e individët është më shumë se 84 miliardë lekë, me një rritje prej 15.6%. 
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë