Gvozdenovic me mungesa 'kërcënon' Partizanin: Respekt, por jemi Skënderbeu
Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut
KORÇË - Skënderbeu dhe Partizani luajnë të mërkurën në orën 17:00 për javën e 11-të në Superligë. Përpara ndeshjes para medieve doli Ivan Gvozdenovic, që gjen si kundërshtar te Partizani bashkëkombasin serb, Aleksandar Veselinovic.
Tekniku i bardhekuqve zbuloi mungesat e shumta për këtë takim, si Bismark, Doka, Prençi, Janaqi, Nikaj dhe Gërço, por theksoi se ka besim te lojtarët që do të jenë në fushë.
“Nëse shikojmë pikët, mund të themi se kemi marrë maksimumin në dy transferta. Ishin dy ndeshje të vështira. Katër pikë janë mirë për ne. Ndeshja ndaj Elbasanit nuk ishte e lehtë. Me katër pikë jemi në rregull.
Nuk di çfarë të them për kartonët. Unë nuk flas kurrë për arbitrat. Kartoni i kuq ishte i drejtë, por për të tjerët nuk e di. Kjo është situata. Kemi probleme me 3-4 lojtarë. Me stafin do vendosim për formacionin. Ishin shumë kartonë ndaj Elbasanit. Tani të shikojmë si do të rregullojmë.
Bismark është jashtë, Prençi po ashtu, Doka, Janaqi, Nikaj dhe Gërço. Vangjeli është në dyshim. Unë kam besim te lojtarët ë tjerë. Kam besim se nesër do të japin maksimumin dhe fortë. Në një ambient perfekt, me tifozë. Fusha do të jetë e mirë. Kemi një kundërshtar të fortë. Kemi respekt për Partizanin, por ne jemi Skënderbeu. Lojtarët e tjerë janë gati të kapin rastin.
Është një ndeshje e vështirë. Janë dy skuadra të mira përballë. Edhe ata kanë mungesa. Do fitojë kush është më i mirë në fushë. Jemi pak favoritë, sepse luajmë në shtëpi, por pres një ndeshje të fortë.
Unë asnjë herë nuk flas për rezultatin para ndeshjes. Ne jemi të fokusuar për pikët maksimale. Ne jemi të përqendruar për të bërë maksimumin. Do provojmë të marrim pikët maksimale, por do të flasim pas ndeshjes”, deklaroi Gvozdenovic.
Me 17 pikë "Demat" mbajnë kreun e renditjes, ndërsa korçarët me 11 pikë ndodhen në vendin e tetë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
77.3%
-
Jo
18.2%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 3203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Socca World Cup 2024/ Shqipëria arrin fitoren e dytë në grup, mund Letoninë 2-1
3 Dhjetor, 15:42
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka firmos te Skënderbeu për një vit e gjysmë, trajneri: Ekip me histori, s'i thuhet jo! Takaj: S'jemi për mbijetesë
3 Dhjetor, 13:14
-
Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve, Duro: Do qëndroj në detyrë! Akuzohet se licencoi karburantin ndërtim pa leje
3 Dhjetor, 12:40
-
Vora e mposht 3-2 dhe i merr 'fronin' Flamurtarit, Besa surprizohet nga Pogradeci! Renditja në Kategorinë e Parë
3 Dhjetor, 12:18
-
Dinamo i viziton në Shkodër, Thomas Brdaric: Të mbetemi të pamposhtur në shtëpi, Gurishta ka mbyllur vitin! Futemi në merkato
3 Dhjetor, 11:31
-
Superliga luhet në mesjavë, ndeshje deçizive në kryeqytet dhe Shkodër! Tirana në të ftohtin e Korçës
3 Dhjetor, 11:02
-
FOTOT/ Mali i Gramozit dhuron pamje spektakolare, turistët shijojnë ‘magjinë’ e dëborës
3 Dhjetor, 08:09
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28
-
Skënderbeu largoi trajnerin më jetëgjatë, pasuesi në Korçë për të firmosur kontratën
2 Dhjetor, 12:44
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35
-
Dramë deri në limite, Tirana dhe Partizani barazojnë 0-0 në derbin e 176-të! Qirko priti penallti në minutën e 90+7
1 Dhjetor, 20:59
-
Skënderbeu mbetet pa trajner, zyrtarizohet largimi i Gvozdenovic
1 Dhjetor, 15:06