Këngëtarja amerikane Gwen Stefani dhe partneri Gavin Rossalde i kanë ururar mirëseardhjen në këtë botë fëmijës së tyre të tretë.

Us Weekly raporton se anëtarja e “No Doubt” ka lindur fëmijën e saj ditën e premte.

Në vitin 2012, 44-vjeçarja kishte vendosur të mos lindë fëmijë tjetër për shkak të problemeve që kishte pasur me shtatzëninë.

Megjithatë, më vonë ajo prapëseprapë vendosi të lindte edhe fëmijën e tretë.

gwen stefani

Përsa i përket emrit të djalit, ka qenë pikërisht partneri i saj i cili ka habitur me një status të postuar në Twitter ditën e shtunë. “Welcome Apollo Bowie Flynn Rossdale”, ka shkruar babai i djaloshit.

Emri i është dukur i çuditshëm fansave dhe ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.

Më pas Gavin ka shpjeguar se Bowie është emri i vajzërisë së nënës së tij, ndërsa Flynn është emri i vajzërisë së nënës së Stefani.

Gwen dhe Gavin kanë plot 11 vitë të martuar dhe kanë edhe dy djem të tjerë.

(b.tusha/shqiptarja.com)