'Gënjeu për të dalë burrë i mirë', Haradinaj-Ramës: Aty ishte dikush për të treguar të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kreut të qeverisë shqiptare lidhur me debatin mbi zhvllimet e ndodhura në Samitin e Berlinit. Në një konferencë për mediet Haradinaj u pyet lidhur me deklaratën e Ramës i cili thotë se kryeministrit i Kosovës gënjen për të dalë burrë i mirë. Haradinaj tha se do ta tregojë të vërtetetën edhe kur nuk i pëlqen dikujt dhe lidhur me këtë "është dikush me tregu të vërtetën", duke nënkuptuar prezencën e personave të tjerë prezentë të cilët mund ta konfirmojnë dëklaratën e tij.

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi "Rrno për me tregu". Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën", u shpreh Haradinaj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro