Aktorja Gwyneth Paltrow është ndarë nga bashkëshorti i saj Chris Martin pas 10 vitesh martesë.

Fituesja e çmimit Oscar e bëri publik lajmin sot nëpërmjet faqes së saj sociale Gop.

Ajo shkroi: “Me trishtim të madh kemi vendosur të ndahemi.”

Aktorja 41-vjeçare dhe këngëtari 37-vjeçar i grupit Coldplay kanë dy fëmijë së bashku dhe sipas tyre kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të shpëtojnë martesën.

Por kjo gjë nuk ka pasur rezultat duke i bërë ato që të marin këtë vendim.

Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, çifti vazhdon të ndjejë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, por është më mirë të vazhdojnë të ndarë jetën.

Gwyneth Paltrow

“Kemi arritur në përfundimin se ishte më e mirë ndarja edhe pse vazhdojmë ta duam shumë njëri-tjetrin. Vazhdojmë të jemi një familje dhe tani jemi edhe më të afërt”, shkruajnë ata.

Aktorja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë moment delikat. 

Letra e postuar në faqen goop.com përfundon me nënshkrimin: “Me dashuri, Gwyneth dhe Chris.”

Gwyneth dhe Chris janë lidhur në martesë në mënyrë sekrete, në Meksikë në vitin 2003.

Vitin e shkruar ata u transferuan nga Londra drejt Los Angelosit dhe dukeshin një familje e lumtur.

Paltrow dhe Martin gjithmonë janë munduar ta mbajnë sa më private jetën e tyre personale edhe pse janë persona publikë.

(b.t/shqiptarja.com)