Tashmë edhe zyrtarisht Bundesliga është bërë sot kampionati i parë në Europë që rinis futbollin që prej shpërthimit të koronavirusit, fiks 2 muaj e 3 ditë pas ndërprerjes. Në orën 15:30 janë luajtur 5 takime të javës së 26 ku sigurisht përshtypje bënë edhe masat e sigurisë, pasi lojtarët në fushë nuk u takuan, ata në stola mbajtën maska dhe qëndruan nga 1.5 metra distancë me njëri-tjetrin, ndërsa edhe topat u dezinfektuan.

Ndërkohë përsa i përket rezultateve supersfida mes Dortmund dhe Schalkes i përmbushi të gjithë pritshmëritë, pasi përfundoi me rezultatin 4-0. Në Sigal Iduna Park, që siç dihet ishte pa tifozë, Erling Haaland iu deshën 29 minuta për të nisur aty ku e kishte lënë, te goli. Norvegjezi jo vetëm që zhbllokoi takimin por bëri shumë përshtypje edhe me festën, pasi ishte e çuditshme. Për më shumë asnjë përqafim mes shokesh, pasi siç dihet nuk lejohet.

Ndërkohë për të zhytur dhe për të përmbushur pokerin kundër Schalkes realiuzuan me radhë Guerrero, Hazard dhe sërish Guerrero. Të paktën për ndeshjen e parë, futbolli i koronavirusit për Dortmund-in ishte spektakolar.

Sakaq Freiburgu i Amir Abrashit barazoi me rezultatin 1-1 kundër Leipzig të vendit të tretë, edhe pse shqiptari nuk u aktivizua për asnjë minutë. Sakaq edhe Paterborni i Klaus Gjasulës barazoi 0-0 kundër Dusseldorf, Volsburg mposhti 1-2 Augsburg, ndërsa Hertha Berlin shkatërroi 0-3 në transfertë Hoffenhaim.