"Habilaj", Edi Paloka: Prokuroria të kërkojë sërish arrestimin e Saimir Tahirit

Deputeti i PD, Edi Paloka

Deputeti i PD-së Edi Paloka pas publikimit të disa përgjimeve ditën e djeshme nga selia blu, thotë se Prokuroria duhet te rikërkojë arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet kriminale me Habilajt. Për Palokën nuk ka asnjë dyshim që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe për këtë ai duhet të arrestohet.

Deputetit i PD-së ka sjellë edhe një herë në vëmendje përgjimet e bandës së ‘Habilajve’, ku në to, përmenden emrat e disa zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës, madje edhe të ish-drejtorit Jaeld Çela, i cili është në arrati, pasi është shpallur në kërkim.

Në bisedat e drejtuesve të policisë dhe trafikantëve jepet siguri se kanabis i mbjellë nuk do të preket, pasi e kanë rregulluar me “kushot” e ministrit, duke nënkuptuar Habilajt, të cilët janë kushërinj me Tahirin. Paloka ngre pyetje se përse u tentua të fshihej lidhja mes Tahirit dhe biznesmenit Orest Sota, i cili u arrestua disa muaj më parë, pasi në makinë ju gjetën 860 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit.

Edhe sikur prokuroria të kërkojë edhe një herë arrestimin e Tahirit, siç bëri në 2017, Paloka është i sigurt se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë arrestimin e tij. 

Postimi i Edi Palokës: 

"Faktet e reja. Prokuroria duhet të rikërkojë arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet kriminale Habilaj-Tahiri.
Nuk kanë qenë të pakta provat që inkriminonin Tahirin as në argumentimin e kërkesës së parë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij, por Rama urdhëroi bllokimin e drejtësisë nëpërmjet votave të maxhorancës.

Sot jemi nën dritën e provave të reja të dala prej përgjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkëpunimin kriminal të drejtorit të policisë emëruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetëm kaq, të tjera lidhje të mohuara deri me sot , si ato midis Tahirit dhe Sotës, bashkëshortes së Tahirit dhe Sotës apo dhe shoferit të Tahirit që duket është zgjedhur shpesh si ndërmjetës, demaskohen nga përgjimet e zbardhura së fundmi.Pse u përpoqen ti fshehin këto lidhje edhe pasi në makinën e Sotës u gjenden 860 mije euro dhe dokumenta të Tahirit dhe bashkeshortes se tij? Pse u sajua nje skenar banal e qesharak se dokumentat i paskesh patur shoferi i Tahirit qe i paskesh harruar ne te njejten makine ku u gjenden mbi 800 mije euro cash qe paskeshin qene “para xhepi per te bere pazar” ne mes te nates...!

Pse u mohuan lidhjet e Tahirit me Soten, nese nuk ka gje për te fshehur? Po telefonatat me bashkeshorten qe tregojne se lidhja ka qene shume me tej se sa thjesht marrja e nje tenderi ne ministrine e Tahirit? Apo Tahiri do te thote se nuk ka dijeni per keto lidhje...?
E te kthehemi tek linja direkte e Habilajve me kushon.

Qe Sajmiri “shofer kamioni” merrte dhurata mbi dhjete mije euro per bashkeshorten dhe nenen , e degjuam nga Tahiri dhe deputetet e Rames. Edhe qe ketij “shoferit” i duheshin miliona euro per zgjedhje e degjuam. Po kush te jete ky “kushua” i Habilajve qe paska force te mbyll gjithshka, te mbuloj cdo krim, madje mos pyes as kur keto krime jane te faktuara nga sherbimi sekret?!

Nuk ka budalla, perfshi dhe deputetet e Rames qe edhe po te mos e kene ditur , nuk e kane kuptuar se kush eshte.Sigurisht qe ata perseri do urdherohen e perseri do votonin kunder ne se Prokuroria e krimeve te renda do lejohej te kerkonte perseri arrestimin e Tahirit. Do urdheroheshin nga Rama sepse pas Tahirit eshte gjithnje Rama.

Drejtuesit e policise qe rezultojne te implikuar e qe u njoftuan te arratisen , deshmitari kyc i ekstraduar ne Itali dhe vota e deputeteve te PS kunder procedimit te drejtesise me Tahirin , jane te gjitha vepra te Rames.

Rama prape mund ti detyroj deputetet e tij te votojne kunder ne se prokuroret kerkojne arrestimin e Tahirit. Rama si kryeprokuror mund te mos lejoje edhe qe kjo kerkese te behet nga prokuroret e ceshtjes.Ka nje komision hetimor tashme edhe nga opozita ne Parlament. Te shohim cilat menyra so perdore Rama per te bllokuar dhe kete hetim. A do ja dale?"

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 29/03/2018 18:46

    Paloqe. Te fala te ben Daut Kadriovski...A ko dosje ne SHISH per ty? Do hapet ajo.. do kerkosh arrestimin tend o trafikant i paskrupullt...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën