Me Amerikën!
(por jo ashtu siç mendoni ju)
Amerika nuk i ka asnjë faj Berishës dhe PD-së.
Zero, asnjë.
Berisha e ka nisur karrierën në vitin 1991 kur në Maqedoni ishte Gligorov, në Greqi Micotaqis, në Serbi Millosheviçi, në Itali Scalfaro e në Paris ishte Miterran.
Kanë ikur të gjithë.
Ndërkohë Amerika ka ndërruar nja 6 presidente që nga ajo kohe.
E di dhe e kuptoj shume mirë që në SHBA bën ligjin klika e financës së lartë që nuk ndryshon thuajse asnjëhere, madje ndikon dhe imponon në mënyrë thelbësore se kush do jetë presidenti i SHBA-ve (dhe jo vetëm).
Nuk jam dakord me mënyrën si ja bënë Berishës; sepse jam shqiptar si ai, mirëpo nga ana tjetër nuk është se më revolton sjellja e amerikanëve, se ky Berishë ishte që prej kohës kur kam qenë unë çilimi e deri para pak kohësh që isha bërë prind që na çante bythën me mitin amerikan me “yllin e tij polar”.
Ai e ka mitizuar. Ta gëzojë.
Vetëm në një rast, në një rrethanë specifike do isha në mbeshtetje te Berishës sot.
Nëse do isha në vend të Edi Ramës.
Do e mbeshtesja me shpirt Doktorin të rrinte sa më gjatë në atë karrige nëse do isha në vend të Edi Ramës.
Mirëpo nuk jam. Jam në vendin që jam si shumë e shumë te tjerë.
Mendoj se ka ardhur koha (në fakt ka kaluar koha) që zotëria të shijojë nipërit e mbesat si njeri normal dhe të çlirojë lojën nga ky ngërç, ta lejë opozitën të shndërrohet në alternativë.
Por dhe nëse nuk e bën, dakord, pa problem.
Nëse do vija në kandar një klikë financiare që kontrollon SHBA-të, por që të paktën sjell risi, me një klikë geshtenjash që do të mbushë dhe ca thasë me lekë akoma e ca prona më shumë, do zgjedh përherë klikën e financës së lartë.
Me Amerikën.
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.6%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA, por ky plan rrezikon t'i kthehet në bomerang
2 Janar, 12:11
-
Deklaratat e Bardhit: Nëse Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër në 2025, unë largohem nga politika (VIDEO)
2 Janar, 12:04
-
Hetuesit dyshojnë se sulmi terrorist në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e ‘Tesla’-s para hotelit të Trump! Ja detajet e zbuluara dhe FOTO
2 Janar, 11:12
-
SHBA/ Katër persona qëllojnë me armë zjarri para një klubi nate, të paktën 10 të plagosur
2 Janar, 09:49
-
Shpërthimi i Tesla-s me një të vdekur te hoteli i Trump, reagon Elon Musk
2 Janar, 09:01
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
SHBA/ Shpërthen Tesla jashtë hotelit të Trump në Las Vegas, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur (VIDEO)
1 Janar, 22:50
-
Festa e Trump në Mar a Lago për vitin e ri! Presidenti i SHBA krah bashkëshortes, merr pjesë dhe Elon Musk! Donald Jr. poston pamje në rrjete (FOTO)
1 Janar, 19:49
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut do të dërgojë në SHBA ‘kutinë e zezë’! 179 pasagjerë ndërruan jetë
1 Janar, 15:26