Hackerat rus në serverat e Rio
2016: Atletët e SHBA-së me doping

Hackerat rus në serverat e Rio<br />2016: Atletët e SHBA-së me doping
Disa atletë të ekipit amerikan të cilët morën pjesë në Lojërat e fundit Olimpike të zhvilluar në Rio kanë performuar nën efektin e substancave.

Të paktën kështu pretendon dokumenti që hackerat rus kanë arritur të marrin nga serverat e Wada, agjensia botërore e anti doping.

Në listën e emrave bëjnë pjesë edhe motra Williams dhe kampionia e gjimnastikës Simon Biles.

“Pasi shqyrtuam të dhënat konfidenciale kuptuam se disa atletë dolën pozitiv gjatë lojrave. Por megjithatë i vijuan garat”.

Sipas dokumenteve të hakeruara do të ishte pozitive për amfetamine edhe Elena Delle Donne, ylli i basketbollit amerikan. Hakerat rusë të cilët u futën në të dhënat e Wada janë të njëjtët të cilët kanë zbuluar emailet e Hillary Clinton.

Ndërkohë burime për të përditshmen italiane ''La Republica'' kanë konfirmuar vërtetësinë e një pjese të mirë të dokumenteve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës