Edhe kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka rënë pre e piratërisë se adresës së tij në Twitter. Për më shumë se gjysmë ore, një breshëri postimesh janë parë në faqen e tij, të cilat fillonin me lajmin se ai ka dhënë dorëheqjen.
 
“Jap dorëheqjen. Më vjen turp nga veprimet e qeverisë. Më falni.”
 
Kjo i bën jehonë postimit të zëvendësministrit të ekonomisë, Servei Belyakov, i cili u shkarkua javën e kaluar pasi kritikoi qeverinë për keqpërdorim të buzhetit.
 
Postime të tjera kritikonin presidentin Putin dhe politikën e tij. “Krimea nuk është e jona. Ju lutem kthejeni.”
 
Ndërsa statuse të tjerë në faqen e tij flasin për pakënaqësi ndaj presidentit Putin duke iu drejtuar me pseudonimin e tij, Vova. “Unë kam dashur ta them më herët. Vova, ju po gaboni”.
 
Një tjetër status, i cili u shfaq disa minuta më vonë thoshte që Mevdedev i pëlqente fotografitë dhe se mendon të punojë si fotgraf i pavarur tani e tutje.
 
Megjithatë mesazhet kanë vijuar të shfaqen për gjysmë ore dhe llogaria e Medvedev shumë shpejt u bë trend me numrin më të lartë të ndjekësve, 2.5 milionë. Pas më shumë se gjysmë ore postimesh të rreme, veprimi u denoncua nga Shërbimi i Shtypit të Medvedev, të cilët përgënjeshtruan vërtetësinë e mesazheve duke njoftuar se llogaria e kryeministrit ishte hackeruar.
 
Pas kësaj, shërbimet ruse kanë nisur një hetim. Postimet në rrjetin social Twitter janë parë vetëm 50 minuta para se të fshiheshin nga shërbimi i sigurisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)