HAGE- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, do të mbajnë një takim ditën e sotme në Hagë, ku të hënën e 24 marsit, do të zhvillohet Samiti Ndërkombëtar për sigurinë bërthamore.
 
Kjo gjë bëhet e ditur nga ministria e jashtme ruse, ku nënvizohet se të dy palët kanë rënë dakot më herët për të qëndruar në kontakt, në lidhje me krizën në Ukrainë. Ata do të diskutojnë për gjetjen e një rrugëzgjidhje dhe për ndërmarrjen e disa reformave konstitucionale, me pjesëmarrjen e të gjithë rajoneve të vendit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)