Haga ul dënimet për krime lufte
në Kosovë të tre zyrtarëve serbë
Gjykata për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë ka ulur sot dënimet për tre ish-zyrtarë të lartë serbë, të shpallur fajtorë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
HAGË- Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë ka ulur sot dënimet për tre ish-zyrtarë të lartë serbë, të shpallur fajtorë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Ish-nënkryetari i qeverisë jugosllave, Nikola Shainoviç, gjeneralët e ish- Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç dhe Vlladimir Lazareviç, si dhe ish gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiç, qenë dënuar në shkurt të vitit 2010 me nga 15 deri 22 vjet heqje lirie, për fushatën e vrasjeve, torturave dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.
Nikola Shainoviçit, i cili qe dënuar me 22 vjet heqje lirie, gjykata sot i uli dënimin në 18 vjet. Sreten Lukicit në 20 nga 22 sa ishte dënuar fillimisht dhe Vladimir Lazareviçit, nga 15 në 14 vjet heqje lirie.
I pandryshueshëm mbeti dënimi prej 22 vjetësh për ish-gjeneralin Nebojsha Pavkoviç.
Në aktakuzën e njëjtë, kishte qenë i përfshirë edhe ish- presidenti i Serbisë Milan Millutinoviç, i cili qe shpallur i pafajshëm, ndërsa ish- shefi i ushtrisë serbe, Dragolub Ojdaniç, ishte liruar vitin e kaluar, pasi kishte mbajtur dy të tretat e dënimit prej 15 vjetësh.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës, nxiti zemërimin e familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, tha se me këtë vendim “është shkelur populli i pafajshëm shqiptar”.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59