Haga vërtetoi akt-akuzën për krime lufte/ Rama: Ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së! Meta: Besoj në pafajësinë e tij!

Haga vërtetoi akt-akuzën për krime lufte/ Rama: Ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së! Meta: Besoj në pafajësinë e tij!

TIRANW- Krerët e politikës shqiptare janë shprehur në mbështetje të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili këtë të enjte dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga gjykata e Hagës. Presidenti Meta tha se vlerëson dorëheqjen e Thaçit.

Kryeministri Rama i siguroi Thaçit mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë, duke e konsideruar procesin gjyqësor të nisur ndaj tij absurd.

Një reagim i gjatë erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha i cili tha se asnjë shqiptar i Kosovës nuk i është fshehur drejtësisë për luftën e drejtë të UÇK.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Veliaj: Thaçi, ashtu si UÇK, luftoi për lirinë, historia as mund të ndryshohet, as mund të harrohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas dorëheqjes së Thaçit dhe nisjes së tij drejt Hagës, për të cilin thotë se si luftoi për lirinë dhe se historia as ndryshohet dhe as harrohet.

‘Lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit. Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet’, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Ora 16:55
Kryemadhi: Liria e ka emrin UÇK, ata nuk iu trembën Millosheviçit, s'ka drejtësi që mund t’i ulë

Pas marrjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si të pandehur për krime lufte nga Gjykata e Hagës, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila shprehet ata nuk iu trembën Millosheviçit dhe se nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin e asaj që përfaqësojnë.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t'i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkruan Kryemadhi, e cila postin e saj e shoqëron me një foto ku thuhet ‘Liria e ka emrin UÇK’

Ora 14:05
Basha: I bindur se ish- luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK do të arrijë t'i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat janë të pabaza.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur i bindur në pafajësinë e ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve kundër njerëzimit e spastrimit etnik që regjimi kriminal i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë. Anëtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në këtë luftë të pabarabartë, janë përballur e kanë dalë faqebardhë ndaj akuzave të ndryshme që janë ngritur ndaj tyre. Të tjerë luftëtarë po përballen sot.

Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.

Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës.

Lufta e UÇK-së pati në krah të saj Aleancën e Atlantikut të Veriut me në krye SHBA, sepse ishte një luftë e drejtë. Shqiptarët patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike të botës sepse ndaj tyre po kryeheshin krimet më çnjerëzore.

Asnjë shqiptar i Kosovës nuk i është fshehur drejtësisë por është përballur dhe ka ngadhnjyer. Jam i bindur se edhe këtë herë e vërteta do të ngadhnjejë dhe se asgjë nuk do mund të përbaltë luftën e drejtë të UÇK për liri", shkruan Basha.

Ora 13:09
Thaçi dha dorëheqjen, Rama: Ka gjjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dorëheqjen dhe  njoftoi se Gjykata e Hagës i ka konfirmuar akt-akuzën për krime lufte ndaj tij.

"Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj", shkruan Rama.

Ora 12:24
Meta: Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Hashim Thaçit! Besoj në pafajësinë e tij

1560262576_thumbnailDSC9939.jpg

Pasi presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen sepse iu konfirmuar nga Haga akt akuza, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësimi i aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të ndihmuar ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër konfirmohet edhe në kalimin e kohës.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë aftësi dhe unitet, në interesin më të mirë për një kombëtar", shkruan Meta.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik