Ish kreu i serbëve të bosnjes, Radovan Karxhiç ka bërë deklaratën e fundit të tij në gjykatën e OKB në Hagë. Karaxhiç prej vitesh po përballet me 11 akuza mbi rolin e tij në Luftën e Bosnjes (1992-1995) ndërsa publikisht deklaron se ka vetëm përgjegjësi morale.
Ish kreu i serbëve në bosnje, që ka zgjedhur dhe të vetëmbrohet gjatë gjyqit të tij, ka përpiluar një dokument me më shumë se 800 faqe, gjithashtu ka deklaruar në gjygj se nuk ka urdhëruar vrasjet masive të Srebenicës, dhe se nuk ka qenë në dijeni të civilëve të masakruar.
Në Masakrën e Sebrenicës, Korrik 1995, u vranë gati 8 mijë burra e djem boshnjak të fesë myslimane. Mbi këtë ngjarje Karaxhiçpranon vetëm përgjegjësinë morale për çdo krim te kryer nga serbët e Bosnjes, “vetëm sepse ka qenë lideri i tyre”.
Akuza, në rastin e Karaxhiç, po kërkon ndaj gjykatësve të Hagës dënimin me burg të përjetshëm pasi sipas tyre “politika e spastrimit etnik” është zbuluar në mënyrë të plotë. Karaxhiç në këtë politikë spastrimi, sipas tyre, ishte kreu i vendimarrjes.
Karaxhiç është arrestuar në vitin 2008, pas 13 vitesh në arrati, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të jepet brenda disa muajsh.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO