Hagë, shtyhet gjyqi ndaj Mlladic
shkak, shkeljet e Prokurorisë

Hagë, shtyhet gjyqi ndaj Mlladic <br />shkak, shkeljet e Prokurorisë
HAGE- Shtyhet për një afat të pacaktuar procesi gjyqësor në ngarkim të ish-gjeneralit serb ët Bosnjës, Ratko Mlladic. Alfons Ori, kryesuesi i panelit gjyqësor në gjykimin e Mlladicit mori këtë vendim për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria. Ky vendim vjen vetëm një ditë pas fillimit të shumëpritur të këtij procesi gjyqësor. Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtar në Hagë nuk ia ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladicit, gjë që sipas ligjit duhet ta kishte bërë.

Sipas rregullave në fuqi, mbrojtja duhet të ketë të drejtën të studiojë provat e prokurorisë, para fillimit të gjykimit. Nuk dihet saktësisht e për çfarë provash bëhet fjalë. Ori ka thënë se gjykatësit janë duke analizuar pasojat e këtij veprimi. Gjykatësi ka thënë gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Prokuroria ka pranuar gabimet që ka bërë dhe nuk është ankuar në vendimin për të shtyrë gjykimin.

Mbrojtja e Mlladiqit, ndërkaq, ka kërkuar një pushim gjashtëmujor të gjykimit. Në ditën e dytë të gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, prokurorët e Gjykatës së Hagës kishin paralajmëruar paraqitjen e provave që tregojnë se trupat e komanduara nga ai, kanë qenë përgjegjëse për vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë. Mlladiq, 70 vjeç, përballet me 11 akuza, që përfshijnë edhe gjenocidin në Srebrenicë. Prokurorët po ashtu kanë thënë se ai ka udhëhequr fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja, si dhe për krijimin e “Serbisë së Madhe”. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri