Hahn kundër Vasilit e Gjoshës:
Bordi i ONM është Kushtetues

Hahn kundër Vasilit e Gjoshës:<br />Bordi i ONM është Kushtetues
Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn i ka kthyer përgjigje ministrave të LSI-së Vasili dhe Gjosha.
 
Ndryshe nga shqetësimi i tyre Hahn nuk sheh asnjë shkelje ligjore dhe kushtetuese në Bordin e Menaxhimit të ONM-së, struktura që do të menaxhojë ndërkombëtarët e Vetingut.
 
Në letrën e saj ministrja e Integrimit shprehej se Calavera kishte anashkaluar institucionet kyçe të drejtësisë dhe integrimit mbi operacionin e monitorimit dhe bordin drejtues të tij, bord i cili nuk figuron në kushtetutë.
 
Por komisioneri Hahn sqaron se në 7 shkurt kryetarja e Bordit të Monitorimit i kishte dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrit , Engjëll Agaci ku detajonte profilet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të BE-së dhe SHBA-së , pjesë e stafit të saj.
 
Në të njëjtën letër zonja Calavera ka dhënë informacion të detajuar për të gjitha aspektet kryesore të organizimit të brendshëm administrativ të ONM-së, siç është rënë dakord ndërmjet shërbimeve të Komisionit Evropian në dhe Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Hahn ku ndër të tjera në letër sqaron:
 
Bordi nuk është një organ mbi OMN, por është një pjesë thelbësore e tij, duke garantuar vazhdimësinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, ndërvepron me autoritetet përkatëse vendas dhe mbikëqyr monitorimin, protagonistët e të cilit i cakton ky bord Drejtues” thotë Hahn.
 
Komsionieri nënvizon gjithashtu se përveç letrës së Gjoshës që iu drejtua personalisht, letra e Vasilit iu përcoll nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
 
Por duke pasur parasysh që Vetingu ësHtë kusht kyç për hapjen e negociatave dhe BE ka dhënë për këtë proces 10 milion euro, do të ishte mirë që qeveria shqiptare të ishte e unifikuar.
 
Në këtë drejtim OMN luan një rol të rëndësishëm për kredibilitetin e të gjithë procesit të Vetingut dhe kam besim se Qeveria e Shqipërisë në tërësi ka të njëjtin kuptim të procesit të mësipërm dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar” mbyll letrën e tij komisioneri Hahn.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)